12.2 C
Elbasan

497 shërbime online në e-Albania

Qeveria shqiptare është duke zbatuar një nga reformat më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve publike.

497 shërbime ofrohen online nga institucionet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përmes platformës e-Albania.

Për të garantuar zbatimin e plotë dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ofrimit të shërbimeve, me mbylljen edhe të sporteleve fizike, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Arlind Gjokuta së bashku me drejtorin e Departamentit të Miradministrimit në Kryeministri Dritan Palnikaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado inspektuan drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier dhe Vlorë.

Nga ana e tyre, u kërkua angazhimi i të gjitha strukturave për të bërë të mundur që në asnjë moment të mos ndërpritet ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim marrjen e informacionit dhe ndihmën e duhur për të plotësuar nevojat e tyre, përmes rrugëve alternative të komunikimit.

“Do të vijojmë të jemi në krah të qytetarëve, duke ju kursyer kohë dhe kosto për shumë shërbime që tashmë mund të merren nga kudo me një klikim”, u shpreh Gjokuta./j.p/

Lajme të tjera

Parashikimi i motit për sot, 4 shkurt 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri...

Taulant Balla del në komunikim me banda kriminale, zbardhet dokumenti, hetimet ndaj Suel Çelës implikojnë…

Taulant Balla del në komunikim me banda kriminale, zbardhet dokumenti, hetimet ndaj Suel Çelës implikojnë… Taulant Balla del në komunikim me banda kriminale, zbardhet dokumenti,...

“Për në Elbasan lista ka qenë e gjatë… m’u ofruan 150 mijë euro”/ Nga Altin Ndoci te Besmir Haxhia, “zbërthehet” Henrik Hoxhaj! Zbardhen skemat...

Në gjyqin e “Plumbit të Artë”, siç raporton gazetari Edison Vatnikaj, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer për “porositë” që i kishte dhënë Nuredin Dumani. Henkrik Hoxhaj: “Pas...

VLORA PA DRITA! Investimi në rrjetin e ujësjellësit dëmton linjat elektrike, mbeten 300 abonentë në errësirë në Lungomare

Investimi në rrjetin e ujësjellësit dëmton linjat elektrike, 300 abonentë pa drita në Lungomare Në zonën e Lungomares në Vlorë ka pasur sërish probleme me...

Mësoni DATAT E PROVIMEVE KOMBËTARE të arsimit bazë

Ministria e Arsimit publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2025-2026. Provimi i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet më 19...

Moti i keq në Marok/ Përmbytje masive, mbi 50 mijë persona evakuohen nga zonat e prekura

Maroku po përballet me një valë përmbytjesh, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe pasi lumi Luqkous ka dalë...