6.3 C
Elbasan

Aksioni “Blic” në mesnatë i Rrumbullakut për kapjen e të kërkuarve mbyllet me dështim, në pranga vetëm Sali Zeneli

Përmes një aksioni “Blic” të zhvilluar mesnatën e djeshme, Policia e Shtetit synonte të kapte në befasi dhe arrestonte disa prej emrave të njohur të botës së krimit në vend, që rezultojnë të jenë shpallur në kërkim me vendim gjykate.

Ora News mëson se kontrollet policore mbi dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik, nuk janë mbështetur në një vendim gjykate konkrete, por gjithçka është bazuar në një urdhër të sigluar sekret.

Urdhri për aktivizimin në teren të grupeve të reparteve speciale si RENEA dhe FNSH, është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili kërkonte nga Policia Kriminale dhe dy repartet Speciale të kryhej brenda natës së djeshme kontrolli i disa banesave.

Qëllimi ka qenë kapja e elementëve kriminalë të shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Golden Bullid” por jo vetëm.

Pasi forcat RENEA dhe FNSH, mesnatën e djeshme kanë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje. Por nga kontrolli i shtëpive nuk është arritur të gjendet asnjë nga personat e kërkuar.

Njëherësh kontrolle policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj dhe personave të tjerë të botës së krimit, por pa rezultat.

Ora News mëson se disa kontrolle banesash janë kryer edhe për arrestimin e Festim Qolit në qytetin e Durrësit dhe personit tjetër të shpallur në kërkim, Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja.

Të gjitha kontrollet e kryera në Durrës, nuk kanë qenë produktive për policinë.

Gjithashtu kontrolle në disa shtëpi RENEA dhe FNSH-ja, i ka kryer në mesnatë në Elbasan dhe Çërrik.

Me shpresën për kapjen e Kamer Mehjas, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çelës, Talo Çelës dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe disa baza të tyre, por pa rezultat.

Asnjë nga objektivat e policisë nuk është gjendur qoftë në banesat e tyre dhe qoftë në shtëpitë e tjera, ku mendohej se ata fshiheshin.

I vetmi qytet ku policia dhe grupet e FNSH, kanë dalë me arrestim ka qenë Vlora. Pikërisht në këtë qytet, është arrestuar në banesën e tij, Sali Zeneli, personazh i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike” mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Manaj.

Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës.

“Ora News”

Lajme të tjera

Arrestohet Gjesti, çfarë i ndodhi këngëtarit

Këngëtari i njohur Gjesti është arrestuar këtë të mërkurë në Prishtinë. Reperi është dërguar në paraburgim për 48 orë nën dyshimet për posedim të armës...

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trupin e saj u konstatuan edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë në QSUT, si pasojë e vetëhelmimit me fostoksinë. Pas ngjarjes,...

Gara për kreun e Policisë/ Afati për aplikime mbyllet në mesnatë, 10 emra

Këtë të mërkurë përfundon afati për aplikim në garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Interes për të drejtuar informat...

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës/ 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë rënë dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, duke shënuar lirimin më...

Akuzohen për trafikim dhe shfrytëzim personash/ SPAK mbyll hetimet për 3 ukrainasit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë procedimin ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi Oleh Kulsha, Marianna Syzareva, Oleksander Tavorskyi. Në...

Nafta arrin deri në 198 lekë, ngrihet taskforca për monitorimin e çmimit të karburanteve në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një...