11.5 C
Elbasan

Berisha ia thotë në sy Ramës: Pasagjerët në Gjermani menduan se ishe terrorist

Teksa ka marrë fjalën në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama incidentin në Gjermani, ku u shoqërua nga policia federale për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Berisha tha se Rama ka tmerruar pasagjerët, për të cilët tha se kanë menduar se ishte anëtar i një organizate terroriste.

Vetë Rama nuk zgjodhi që ta përmendte këtë incident.

Berisha: I turpshëm ishte akti yt, unë kërkova fjalën për replikë, dhe rregullorja më jep të drejtë, po vazhdove në këtë mënyrë, do marrësh përgjigjet më të merituara.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam këtu për të falenderuar për herë të parë Edi Ramën, i cili deklaroi se nuk do të bashkëpunojë me mua, do të vazhdoj betejën time, derisa të marrë atë që meriton.

Jam këtu për një projekt mafioz, si tenderat në kryeministri, opozita nuk mund të marrë pjesë, Ky është kryeministri i parë në botë që nxirret me dhunë nga avioni, pasagjerët panë tmerr, me sy. Kur e panë që nuk kishte hekura në dorë, u tmerruan dhe më shumë, e morën si përfaqësues të një organizate terroriste.

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...