11.4 C
Elbasan

Berisha ia thotë në sy Ramës: Pasagjerët në Gjermani menduan se ishe terrorist

Teksa ka marrë fjalën në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama incidentin në Gjermani, ku u shoqërua nga policia federale për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Berisha tha se Rama ka tmerruar pasagjerët, për të cilët tha se kanë menduar se ishte anëtar i një organizate terroriste.

Vetë Rama nuk zgjodhi që ta përmendte këtë incident.

Berisha: I turpshëm ishte akti yt, unë kërkova fjalën për replikë, dhe rregullorja më jep të drejtë, po vazhdove në këtë mënyrë, do marrësh përgjigjet më të merituara.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam këtu për të falenderuar për herë të parë Edi Ramën, i cili deklaroi se nuk do të bashkëpunojë me mua, do të vazhdoj betejën time, derisa të marrë atë që meriton.

Jam këtu për një projekt mafioz, si tenderat në kryeministri, opozita nuk mund të marrë pjesë, Ky është kryeministri i parë në botë që nxirret me dhunë nga avioni, pasagjerët panë tmerr, me sy. Kur e panë që nuk kishte hekura në dorë, u tmerruan dhe më shumë, e morën si përfaqësues të një organizate terroriste.

Lajme të tjera

Kontrolle për ndalimin e personave në kërkim, FNSH dhe policia “blindojnë” rrugët e Fushë Krujës

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotome disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore...

Të dyshuar se do të kryenin vrasje në Elbasan, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Preçin dhe Spahiun

Një arrestim më bujë të madhe por që mësa duket do të mbyllet pa asnjë akuzë. Prokuroria e posaçme ka kërkuar që dosja penale...

Murataj: Jam me Nikollën sepse feja duhet të jetë sovrane e lire dhe e mosvarme.

Nga Erion Murataj Unë jam shqiptar me rrënjë e me degë. E si i tillë si do që të jetë çdo shqiptar është i imi, i...

Burri i ministres u kallëzua se goditi me thikë drejtorin e Kredive, reagon Ibrahimaj: Çështja u pushua për mungesë provash, nuk e lejova bashkëshortin...

Ministrja shpjegon se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj e jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar...

Ikona e Barcelonës befason të gjithë – rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të fëmijërisë America Rio...

E rëndë në Kosovë/ Sherr për divorcin, 31-vjeçari qëllon me armë ish-vjehrrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një person ka tentuar ta vrasë ish-vjehrrin e tij në Dragash Ngjarja ka ndodhur pas...