23.4 C
Elbasan

Dështon dialogu në Uashginton, Hoti kthehet në Prishtinë, anulon pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se për këtë ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell.

Postimi i kryeministrit Hoti në Facebook

”Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.

E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.”

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën (24 qershor) se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Për këtë arsye, edhe presidenti Hashim Thaçi e anuloi dje (24 qershor) vizitën e tij në Uashington.

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë...

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur...

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...

Sulm me thikë në Zvicër, autori plagos disa persona në një stacion hekurudhor

Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme (15 maj) në qytetin Zofingen të Zvicrës ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Një burrë...