13.3 C
Elbasan

Dimër dhe verë brenda javës, reshje bore dhe temperatura nën zero në këto zona

Meteorologia Lajda Porja e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora tregoi se si do të jetë parahikimi i motit për ditët në vijim.

Kjo e hënë për të gjithë ka nisur me reshje shiu dhe temperatura të ulëta, reshje të cilat sipas meteorologes pritet të na shqoërojnë për gjatë gjithë ditëve në vijim.

Në zonat veriore dhe verilindore Porja tregon se nuk do të mungojnë as reshjet e borës gjë e cila do të sjellë dhe temperatura nën zero.

Të gjitha reshjet që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë me intesitet mesatare dhe lokalisht intesive. Kjo javë e muajit Mars nuk premton diell, deri ditën e enjte do të kemi mot me vranësira. Reshje shiu dhe bore në zonat veriore dhe verilindore duke filluar që nga dita e nesërme. Megjithatë, reshjet do të jenë me sasi të pakta.  Temperaturat duke filluar nga nesër do të ketë rënie në vlerat minimale duke bërë që temperaturat  në zonat maloretë shkojnë -4,-5 gradë celsius. Temperaturat nuk pritet të shkojnë më shumë  se 14 gradë celsius.“- thotë ajo.

Në fundjavë pritet të kemi një përmirësim të kushteve të motit ku vlerat termike do të arrijnë deri në 18 gradë celsius dhe vetëm pas datës 21 moti me reshje do ti lerë vend diellit.

Ora news

Lajme të tjera

SPAK krijon njësi “undercover” me agjentë të infiltruar në BKH; mënjanon Policinë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka planifikuar krijimin e një njësie operative brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...