17.4 C
Elbasan

Doli e tha s’më kanë rrahur, dosja për Rezart Veleshnjën. U dhunua për një parkim me shoferin e një pastiçerie

Rezart Veleshnja, një nga aktorët e programit televiziv “Portokalli” është rrahur me grushte dhe sende të forta me një persona tjetër, i cili rezulton të jetë punonjës pranë pastiçeri “Nefeli“ në Tiranë.

Pak ditë më parë, në 30 nëntor 2022 përmes rrjeteve sociale aktori Veleshnja, hodhi poshtë zërat për ndodhinë e një konflikti të mundshëm mes tij dhe personave të tjerë në Tiranë.

Por realiteti dhe materialet e dërguara nga komisariati nr. 1 në drejtim të prokurorisë së Tiranës, tregojnë të kundërtën. Pak kohë më parë në akuzën e kryeqytetit ka mbërritur një material hetimor, që flet për një konflikt verbal dhe më pas fizik, të ndodhur në datën 20 shtator 2022.

Ngjarja ka ndodhur në rrugicën që të çon tek pastiçeria e cila ndodhet në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Sipas dosjes hetimore, aktori Rezart Veleshnja është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me Gentjan Kullollin, ky i fundit një punonjës i pastiçerisë së mësipërme.

Shkak i përplasjes fizike mes dy personave ka qenë bllokimi i parkimit, me një furgon “Cady” që përdorej nga punonjësi i pastiçerisë, Gentjan Kullolli

Në pamjet filmike që ka sekuestruar policia me qëllim hetimin e këtij incidenti, Veleshnja shafqet me një motor dhe në kokë mban një skafandër. Ai zbret nga motori dhe drejtohet nga furgoni “Cady”. Ku pasi shikon se në të nuk ndodhej shoferi, Veleshnja hipën brenda në furgon, e ndez atë dhe e largon disa metra më larg.

Pikërisht në këtë moment shfaqet Gentjan Kullolli që del nga pastiçeria teksa mban disa arka dhe drejtohet në drejtim të furgonit “Cady”.

Në timon ai ka konstatuar aktorin Rezart Veleshnja, të cilit ka filluar ti kërkojë llogari për ndezjen dhe largimin e furgonin nga vendi i parkimit. Por në këtë moment sipas Gentjan Kullolli, Veleshnja e ka fyer rëndë, ndaj dhe ai e ka goditur disa herë me grusht.

Veleshja në kokë mbante skafandën e motorit ndaj nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa përleshja fizike e tyre me goditje të ndërsjellta ka vijuar për pak çaste. Kanë qenë punonjësit e pastiçerisë ata që i kanë ndarë dy personat.

Sipas materialit hetimor, thuhet se Rezart Veleshnja, është larguar me vrap dhe ka hyrë në ambientet e një servisi aty pranë, nga ku ka marrë një shufër hekuri dhe është drejtuar drejt vendit ku ndodhej Gentian Kullolli. Por Veleshnja në asnjë moment nuk e ka përdorur shufrën e hekurit.

Të dyja palët e përfshira në këtë konflikt kanë përfunduar në ambjentet e policisë, ku janë marrë në pyetje dhe kanë bërë kallëzim penal. Por teksa materiali i referuar nga policia në prokurori është në fazën e verifikimit, mësohet se si Veleshnja dhe Gentjan Kullolli, kanë hequr dorë nga kallëzimi, duke shprehur vullnetarit normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Ora News” 

Lajme të tjera

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...

Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin me votat e shumicës së tij parlamentare. Pas vendimit...

Tronditet” Gjermania para Botërorit, Sport Bild: Jurgen Klopp zëvendëson Nagelsmann në stolin e “panzerave”

E përditshmja prestigjoze gjermane “Sport Bild” ka hedhur orët e fundit dritë mbi një zhvillim vërtetë të bujshëm. Julian Nagelsmann mund të mos jetë...