15.4 C
Elbasan

Kreu i policisë së shtetit thërret në takim disa përfaqësues të PD-së

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka thirrur në takim disa përfaqësues të Partisë Demokratike. Mësohet se Rrumbullaku do të japë arsyet e refuzimit të kërkesës për zhvillimin  e protestës së 6 dhjetorit nga opozita.

Një

nga përfaqësuesit e PD-së, Çlirim Gjata ka thënë për mediat se protesta është e drejtë, kushtetuese e paqësore dhe nuk do të ndalet për asnjë arsye.

 

Ai pohon se do jetë një protestë që do t’u tregojë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin që po bën kjo qeveri. “Policia do të jetë në thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe të akteve ndërkombëtare për të drejtën e protestës. Do i tregojë të gjithë partnerëve ndërkombëtar që unë nuk jam një polici e një vendi demokratik, jam polici në shërbim të një njeriu, të pushtetit të një njeriu dhe këtë gjë do ta kuptojnë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që do të vijnë atë ditë. Ne do të bëjmë protestën tonë paqësore”-tha Gjata.

Kujtojme se disa ditë më parë, Policia e Shtetit vendosi të pengojë protestën e thirrur nga Berisha më 6 dhjetor, pikërisht ditën kur 27 liderët e vendeve të BE-së do të mblidhen në Tiranë. Në një dokument zyrtar, drejtori Lorenc Panganika tha se nuk do të bëhet asnjë lëvizje siç ishte parashikuar, ndryshe shkelësit do të ndëshkohen me masa administrave dhe penale. Kjo protestë sipas policisë përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe atë publike.

Lajme të tjera

Kryente mar*ëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun që prezantohej si polic

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste...

Ngacmoi seksualisht 27 vjeçaren në lokal, arrestohet kamarieri

Një 31 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Gjergj Dedushi ra në pranga pas denoncimit të një 27 vjeçareje se...

Trajli përplas për vdekje një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në...

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023. Ergi...

FOTO/ Detaje nga vrasja në Gjermani, shqiptari qëllon me armë reperin serb para restorantit të tij. Pasi e vrau u kthye…

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit...

Video/ Tregtarët e Belshit në protestë, shkak lëvizja e tregut

Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.Protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë bashkiake para...