13.6 C
Elbasan

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, rritet numri i të shtruarve në spital

Dita e sotme ka regjistruar sërish shifra të larta me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, situatë serioze paraqitet në spitalet Covid, pasi janë të shtruar 164 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Viktima – Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar  nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Raste të reja – Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Testime – Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime.

Të shëruar – 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar,  të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020)

Testime totale 58752

Raste pozitive 8927

Raste të shëruara 4633

Raste Aktive 4031

Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13,  Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2037

Durrës              518

Shkodër             298

Fier                    173

Lezhë              190

Korçë              201

Vlorë                143

Kukës              139

Elbasan             149

Berat                  80

Gjirokastër         50

Dibër                  53

Lajme të tjera

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...