21.4 C
Elbasan

Ky shtet mbyll fluturimet me Shqipërinë, reagon Ministria e Jashtme: I kthyem me charter….

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar sot se shqiptarët e bllokuar në Varshavë janë rikthyer këtë mëngjes në Shqipëri me “charter”, pasi Polonia ka ndryshuar në mënyrë të papritur regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshaves

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët presin të ndërmarrin udhëtim drejt shtetit polak që të informohen mbi ndryshimet në regjimin e lëvizjes përpara çdo veprimi tjetër, në faqen zyrtare:

https://strazgraniczna.pl/pl/cudzoziemcy/covid-epidemia-koronaëi/8578,Outbreak-of-coronavirus-rules-of-entry-and-stay-on-the-territory-of-the-Republic.html?fbclid=IwAR0BdcRNj94U8YOXLEyn80d4ohz8AAspV8FS10Lxëny43dc_4J1ZeQrA8t0

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni do të vijojë të bëjë të gjitha përpjekjet e saj në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Lajme të tjera

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona, temperaturat pësojnë rënie të lehtë

Java ka nisur me kthjellime dhe vranësira që do të zhvillohen kryesisht pasdites. Meteorologia Lajda Porja thotë se edhe e marta të jetë me...

Po pastronte çiften, vret veten aksidentalisht 50 vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e së dielës në Maliq. Gazetari Roland Beqiraj raporton se një 50 vjeçar ka humbur...

Irani “mban frymën”/ Frikë për fatin e presidentit Raisi, 40 ekipe në kërkim të helikopterit në të cilën udhëtonin liderë të vendit, shkaku i...

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aksidentin e ndodhur me helikopterin me të cilin po udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi. Mësohet se...

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Lushnjë/ Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve, shkak një konflikt i çastit...

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Burime...

Arrestohet drejtori i OSHEE Peqin! Dyshohet se lejoi kultivimin e kanabisit në një magazinë

Peqin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”. Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të cannabisit, me anë të llambave. Vihet në pranga pronari...

Kush është arrestuar gjatë natës në Elbasan?

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 16.05.2024 dhe...