15.4 C
Elbasan

Lleshaj apel nga Dibra: Respektoni masat anti-Covid, miku im u infektua

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, apeloi nga Dibra për respektimin e masave anti-Covid për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Në takimin me drejtues vendorë, ai kërkoi vëmëndje nga të gjithë strukturat për luftën ndaj kultivimit të kannabisit duke theksuar se kjo çështje nuk është vetëm detyrë e policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri apel nga Peshkopia që të respektohen masat anti-Covid.

Për të treguar seriozitetin e situatës ai bëri publik rastin e një miku të tij që është infektuar me këtë virus dhe është tashmë në vështirësi.

Lleshaj: Është serioze, jam marrë gjithë mëngjesin me rastin e një mikut tim, i cili nuk e besonte kurrë se mund ta kapte por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Dua të them se është serioze dhe është e rëdësishme të bëjmë maksimumin e asaj që mund të bëjmë. Nuk po themi të mbyllemi prapë nëpër shtëpia por ato minimume kujdesi duhet ti bëjmë.

Takimit me përfaqësues e të zgjedhur vendorë, drejtues të Policisë së Shtetit & IKMT, kishte si qëllim masat për mbrojtjen e mjedisit si dhe luftën antikanabis, për të cilin tha nuk është vetëm detyrë eskluzive e policisë.

Lleshaj: Mbetet shqetësim kanabisi dhe është detyrë dhe përgjegjësi e të gjitha organeve vendore, degëve rajonale të pushtetit qëndror këtu dhe gjithë të tjerë duke u angazhuar në një fushatë të madhe lufte kundër kanabisit, jo kundër bimës në vetëvete se e ka bërë Zoti si gjithë bimët e tjera, por kundër përdorimit të saj trafikimit të saj. Duhen intensifikuar përpjekjet për të mbrojtur të rinjtë nga ky fenomen që ka prodhuar mjaft të këqia nga ky vend.

Në takim u diskutua edhe çështjet e tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.

ora tv

Lajme të tjera

Vetëdorëzohet autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Behet me dije se pas...

Bëri arratisjen spektakolare nga fugoni i policisë, kush është i burgosuri që u ndihmua nga persona të maskuar dhe armatosur

Mohamed Amra i njohur me nofkën “Miza” i cili u arratis ditën e djeshme nga policia teksa po transportohej në një burg tjetër të...

Burri mbajti peng të miturit/ Bashkëshortja tregon çfarë ndodhi: Më mori policia dhe më tha hajde merri fëmijët

Bardha Marku, bashkëshortja e Aleks Markut, i cili u arrestua nga policia pasi mbajti peng fëmijët e tij të mitur në një apartament të...

Alarmi nga landifilli i Elbasanit, Murataj: Rrezikohet humbja e jetëve, jemi në prag të një katastrofe

Këshilltari bashkiak i PSD-së në bashkinë e Elbasanit, Erjon Murataj gjatë një interviste me Adi Krastën në ‘A Show’ ka dhënë alarmin për inceneratorin/landfillin...

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku paraqitet në SPAK, po merret në pyetje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje. Ende nuk dihet se pse ministrja është...