22.4 C
Elbasan

Lokali te ‘Pazari i Vjetër’ ishte kthyer në ‘strofull heroine’, arrestohen 2 të rinjtë në Korçë, çfarë iu gjeti policia në biznesnin e tyre

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 2 të rinj, H. T., 31 vjeç dhe Z.K 18-vjeçe, të cilët kishin kthyer lokalin e tyre tek “Pazari në Vjetër” në “strofull” heroine. Sipas policisë gjatë kontrollit në këtë lokal janë gjetur 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike. Po kështu, gjatë kontrolleve rezultoi se të rinjtë në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Pazari”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Përshtatën lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kapsula metadoni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

• K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

 

J.V/Dosja.al 

Lajme të tjera

Goditet baza e falsifikimit/ Drogë dhe sende të paligjshme drejt Anglisë, arrestohet IT i gjykatës së Korçës

Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të...

Si i shpëtuan operacionit të SPAK dhe RENEA-s “kokat” e krimit. “Sky” zbardh vrasjet e bujshme!

SPAK lëshoi një ditë më parë 50 urdhërarreste për kapjen e disa personave, emrat e të cilëve janë të përfshirë në botën e krimit...

EMRAT/ Nga klani “Duka” te Endrit Dokle e ish-deputeti Ndoka, kush janë të “piketuarit” e aksionit me urdhër të SPAK

ABC News ka zbuluar disa prej emrave, të cilët kanë qenë në fokus të aksioni kombëtar, të ndërmarrë këtë të premte nga Policia e...

Elbasan/ 63-vjeçari godet me thikë një 58 vjeçar pas konfliktit! Dy të tjerë zihen me grushta

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe referoi materialet në Prokurori,...

E rëndë në Elbasan! 3 persona tentojnë ti japin fund jetës

Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur: -shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë...

Inceneratori i Elbasanit.Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala Mësohet se Agaçi është thirrur në cilësinë e...