14.4 C
Elbasan

Marrëveshja e 5 qershorit drejt noterizimit

Të hënën deputetët do të njihen zyrtarisht me draftin e dakordësuar në tryezën e Këshilli Politik, i cili sipas marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të ndryshohet asgjë nga dokumenti.

Bylykbashi, Gjiknuri, Vasili dhe Hajdari kanë pranuar riformatimin e KQZ-së, i cili do të përbëhet nga Kryekomisioneri me mandat 7-vjeçar, nënkomisioneri i cili do të merret vetëm me teknologjinë në zgjedhje me 4 vjet, anëtarët e Komisionit Rregullator do të qëndrojnë 5 vjet në detyrë, ndërsa të KAS-it do të kenë një mandat 9 vjeçar.

12 anëtarët e rinj të KQZ-së do të përzgjidhen nga një komision parlamentar, ku PD do të ketë një të dërguar të posaçëm.

Përfaqësuesi i opozitës së bashkaur do të zgjedhë 2 anëtarë të Rregullatorit dhe 2 të KAS-sit , përjashton 1 nga 3 propozimet e PS për kryekomisionerët, ndërsa zgjedh vetë emrin e nënkomisionerit.

2 listat me nga 5 anëtarë për Komisionet do të votohen në bllok në parlament, të cilët kërkojnë shumicë të cilësuar.

Identifikimin biometrik në të gjithë territorin e vendit, PD e ka cilësur si garanci për mostjetërsimin e votës së zgjedhësve.

Ndërkohë KQZ do të refuzojë listën emërore të kandidatëve të partive politike nëse 1 në 3 prej tyre nuk është grua.

Por përveç Kodit Elektoral do të ketë edhe ndryshime të tjera, pasi do të jetë SPAK e cila do të hetojë krimet zgjedhore.

Policia do të qëndrojë jashtë qendrave të votimit, por do të pajisen me kamera.

Gjithashtu të gjithë ata persona që do të denoncojnë shitblerjen e votës do të amnistohen nga drejtësia.

ora news

Lajme të tjera

Itali/ Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe ikën, por arrestohet më vonë

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit...

Duke pirë “Xa*nax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që v*iqën në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në...

SPAK sekuestron pasurinë 3 milionë euro të ish-shefit të Operacionales

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e mbi 3 milionë pasurive të Oltian Bistrit, ish-shef i Operacionales dhe familjarëve të tij. Prokuroria...

Sulm me armë në furgonin që transportonte të burgosur, vriten dy policë në Francë

Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi. Sipas asaj që shkruan BBC, dyshohet se një...

Atentat mikut të “Zotit të Drogës”! Bosi shqiptar Elvis Demçe në burg, rivalët i godasin miqtë

Tashmë që Elvis Demçe apo i njohur si “zoti i drogës”, ndodhet në burg në Itali, rivalët duket se po godasin bashkëpunëtorët e tij...

Sherr mes dy personave në Shkallnur të Durësit, goditet me sëpatë 26-vjeçari! Shkak dyshohet…

Një sherr i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit Sipas policisë dyshohet se për konflikte të dobëta 32-vjeçari E. Gj., ka goditur me...