13.4 C
Elbasan

Marrëveshja e 5 qershorit ne Kuvend, seanca nis me selfie dhe ankesa per parkimin e makinave

Marrëveshja e 5 qershorit, e dakordësuar mes PS dhe PD me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, do të miratohet në seancën e ditës së sotme (23 korrik). Diskutimi për këtë pikë ende nuk ka nisur. Megjithate PS tashme i ka 84 votat.

Përveç projektligjeve të caktuar në këto seanca do të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta. Gjithashtu per diskutim eshte dhe debati që ndalon muzikën dhe lokalet e nates dhe diskot.

Seanca
Seanca nisi me diskutime te ndryshme. Disa nga keto

Alimadhi ankohet se nuk ka ku parkon makinen

Deputeti Adriatik Alimadhi ne foltoren e Kuvendit u ankua se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur.
Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet

Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti
Adriatik Alimadhi: Nuk ulem!
Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon Adriatik Alimadhi: Ju jeni perëndia Zoti.

Ndërkohe Halit Valteri ka shfrytezuar nje moment per te bere nje selfie me masken e tij ku shkruan: “I love Allah”

Ora 11: 20 Deputeti i opozitës Halit Valteri i kërkon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërhyjë te kryeministri Edi Rama për të rishikuar aktin normativ që ndalon hapjen e diskove dhe lokaleve të natës.

Ora 11:00
Seanca nisi me debatin mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Javen tjeter ndryshimet kushtetuese- Por në harkun kohor të 7 ditëve parlamenti do të mblidhet edhe në 3 seanca të tjera, 27, 28 dhe 30 korrik.

Sipas këtij raporti kreu i shtetit nuk është në kushte për t’u shkarkuar nga detyra për dekretin e 30 qershorit dhe emërimet në Kushtetuese.

Por në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, me 30 korrik PS dhe deputetët e pakicës do të diskutojnë dhe më pas të miratojnë ndryshimet kushtetuese që do të çojnë në hapjen e pjesshme të listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut elektoral.

Por politika në këto 7 ditë të nxehta do të vijojë të dialogojë që secila nga palët të marrë sa më shumë të mundet për përfitimet e tyre politike.

Ora news

Lajme të tjera

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është...