10.2 C
Elbasan

Marrëveshja për qeverinë e Maqedonisë, Meta: Të mësojmë prej tyre, të respektojmë “5 qershorin

Presidenti i republikës Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes dy partive kryesore në maqedoninë e Veriut për formimin e qeverisë.

Meta përmes një postimi  në Facebook, shkruan se finalizimi i kësaj marrëveshje politike është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Në reagimin e tij kreu i shtetit ka një apel të fortë për klasën politike shqiptare, teksa nënvizon se duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera

Postimi i plotë:

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera. /abcnews.al

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...