12.2 C
Elbasan

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për tregjet e kapitaleve”

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për tregjet e kapitaleve”.

Presidenti Ilir Meta në argumentet e kthimit të ligjit sqaron se ai do të krijonte premisën e rritjes së nivelit të pasigurisë së produkteve financiare apo dhe të vetë stabilitetit ekonomiko-financiar të vendit.

“Ndaj, është momenti që të reflektohet mbi faktin se, zhvillimi i një tregu të kapitaleve kërkon patjetër plotësimin e parakushteve ku nëmënyrë tëveçantë, adresimin e standardeve të dobëta të qeverisjes së korporatave. Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e këtij ligji dhe nisjen nga zbatimi të tij, Shqipëria do të përballet me riskun qëbursa të jetë spekulative dhe si rrjedhim, jo funksionale. Kjo do të krijonte premisën e rritjes së nivelit të pasigurisë së produkteve financiare apo dhe vet stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit”, theksoi Meta.

“Në funksion të mbrojtjes së parimit të sigurisë juridike, ligji duhet të ketë të përcaktuar qartë kufirin minimal monetar, apo nivele konkrete orientuese minimale në këtë rast, duke ruajtur të njëjtin standard si për kapitalin minimal fillestar të shoqërive komisionere (neni 17 i ligjit). Vetëm kështu mund të balancohet nevoja për akses në këtë lloj veprimtarish ekonomike, me kërkesat për qëndrueshmërinë financiare”, thuhet në argumentet e presidentit.

“Si President i Republikës, jam shumë i shqetësuar nga mungesa e vëmendjes së deputetëve në shqyrtimin e projektligjeve. Duket qartë se debati parlamentar në drejtim të përmirësimit të propozimeve ligjore ka rënë ndjeshëm. Në mënyrë të përsëritur kam evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve, sidomos referuar harmonizimit tëprojektligjeve që shqyrtohen dhe miratohen me normat ekzistuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit“, përfundoi Meta.

Ligji “Për tregjet e kapitaleve” që ka për qëllim krijimin e një kuadri tërësor rregullator e mbikëqyrës të tregjeve të kapitalit, rritjen e potencialit për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, pasi rritet mundësia që emetuesit të gjejnë kapital dhe të financojnë ekonominë, rriten mundësitë për investitorët për fitime më të mira, rriten mundësitë për ndërmjetësit, rritet rentabiliteti i infrastrukturës së tregjeve të kapitalit, si dhe nxitjen dhe zhvillimin e tregjeve kapitale, si edhe për një mbrojtje më të mirë të investitorëve

Atsh

Lajme të tjera

Berisha zbulon orën e protestës së radhës: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit!

Kreu i PD Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD, e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën...

Elbasan/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim...

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në...

Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritetet thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët...

Durrës/ Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej...

U kap me kokainë gati të ndara në doza, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi M. L., pasi më 7...