12.8 C
Elbasan

“Ndihmë, gomonia po mbytet”! Telefonata në polici, si u shpëtuan sirianët që u nisën drejt Italisë

50 emigrante siriane  u shpëtuan mbrëmjen e sotme. “ABC” mëson detaje të reja nga operacioni që u zhvillua në grykëderdhjen e Vjosës, ku u shpëtuan emigrantët sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë, që po tentonin që të iknin me gomone në drejtim të Italisë. Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Gazetari Elton Nikaj raporton se strukturat lokale në Vlorë e kishin në përgjim grupin kriminal që do të realizonte transportin e tyre në Itali, por në lëvizje janë vendosur pas një telefonate. Në sallën e policisë Vlorë një person ka kërkuar ndihmë. “Gomonia po mbytet, ndihmë”.

Pas kësaj telefonate, strukturat e Vlorës së bashku me rojen bregdetare janë vendosur në lëvizje duke shkuar në drejtim të grykëderdhjes së Vjosës dhe shpëtuar gomonen me 50 klandestinët sirianë.

Emigrantët pasi u ndaluan u dërguan në drejtim të Vlorës.

Ndërkohë që strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te emigranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës./ db/Abcnews.al

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...