8 C
Elbasan

Nuredin Dumani shkoi për të vrarë, por ra në pritë. “Hija” dyshohet se u shit nga të besuarit tek rivalët

Nuredin Dumani shkoi në Elbasan për të vrarë por ra në pritë dhe më pas në prangat e policisë që e kërkonte për një seri vrasjesh.  Detaje të reja dalin në dritë për arrestimin dhe veprimtarinë e të shumëkërkuarit që ishte kthyer në “Hije” prej disa vitesh.

Nuredin Dumani dyshohet se ishte në Elbasan pasditen e së martës, 29 mars, për të kryer një atentat.

Por misioni kriminal besohet se ishte dekonspiruar dhe “Hija”, siç njihet ai në botën e krimit, ishte shitur nga persona të besuar tek rivalët.

Në fshatin Papër, ai ra pre e një sulmi me breshëri arme zjarri ndërsa udhëtonte me makinën që shikoni në video, jo shumë larg vendit, ku ka ndodhur edhe dy krime për të cilat Dumani është i dyshuar.

Dyshimet janë se atentati mund të jetë vazhdim i përplasjes me ish- mikun Talo Çela, por ky i fundit thuhet se nuk ka qenë vetë i pranishëm.

Me një plumb në trup, ai ka braktisur makinën në mes të rrugës dhe humbi gurmët.

Disa orë më pas, policia e lokalizoi në një pallat në lagjen “Apolonia” në Fier, aty ku e vunë në pranga nga forcat Speciale RENEA.

Bashkë me të u shoqërua edhe një vajzë e re dhe 40-vjeçari Henrik Hoxhaj.

Ky i fundit u kap me pistoletë në brez dhe besohet se është njeriu që transportoi Dumanin pas atentatit në Elbasan drejt Fierit ku ai kishte ngritur një strehë sigurie. Aty u gjetën edhe armë.

Nuredin Dumani u kap pas kësaj dere që edhe këtë të mërkurë ruhet me polici, ndërsa shtëpinë e kishte marrë prej disa ditësh me qira.

Prej mbrëmjes së të martës, Nuredin Dumani ndodhet në Spitalin e Traumës, ku mësohet se do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale për një plagë në mushkëri.

Nuredin Dumani ishte kthyer në një prej personazheve më të rrezikshnme dhe dyshohet u përfshirë në të paktën 7 vrasje.

Ai ishte krahu i djathtë i Talo Çelës që po ashtu kërkohet për disa krime, ndërsa lufta mes tyre besohet se ka si shkak ndarjen e parave të vjedhura në aeropoprtin e Rinasit.

Nuredin Dumani shkoi për të vrarë, por ra në pritë.

Nuredin Dumani shkoi për të vrarë, por ra në pritë.

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...