5.6 C
Elbasan

Përkeqësimi i situatës pandemike në vend, autoritet greke shtyjnë bllokimin e Pikës Kufitare të Kapshticës (Kur pritet rihapja)

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ka bërë me dije se si pasojë e rritjes sw kurbws sw infektimeve nw vend dhe masave anti-Covid të ndërmarra nga qeveria greke, është shtyrë afati i bllokimit në Pikën Kufitare të Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.

Në njoftim specifikohet se deri në këtë datë do të jetë i ndaluar kalimi nga Shqipëria drejt Greqisë, ndërkohë që dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Njoftimi i plotë: Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë/ Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.(F.M/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...