Tensionet gjatë takimit të “Foltores” së Partisë Demokratike në qytetin e Laçit kanë përfunduar me të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se takimi i PD-së së Berishës për kandidatët e primareve, ka qenë i tensionuar dhe është shoqëruar me debate të forta mes të pranishmëve.
Dyshohet se anëtari i PD-së, i identifikuar si 53-vjeçari Van Rica, është konfliktuar me nënkryetarin e PD-së në Laç, Kastriot Marku.
Më pas, një anëtar i PD-së ka dalë jashtë degës së partisë, dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:
Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.