16.4 C
Elbasan

QSHA mbron testin e Letërsisë: Gabimet drejtshkrimore të qëllimshme

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se ka mbajtur një takim ditën e djeshme me të gjithë të interesuarit lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, si edhe 20 mësues të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Fierit, Vlorës, Elbasanit etj.

Sipas njoftimit të MAS në takim thuhet se është rënë dakord nga të gjithë të pranishmit se “testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues (pra është në pajtueshmëri të plotë me të) dhe nuk ka gabime shkencore.”

Justifikohen gabimet-

Ndër të tjera kjo qendër informon se gabimet drejtshkrimore kanë qenë të qëllimshme.

“Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore. Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë. “

Sipas këtij njoftimi “në takimin e djeshëm u pranua se testi në fjalë ka qenë i përshtatshëm për vlerësimin e kompetencave, duke u bazuar plotësisht në programin orientues dhe në përpjesëtim të drejtë, gjithashtu, edhe me programin e shkollave profesionale.”

Poezia e Lasgush Poradecit-   Sa I takon pyetjeve të Poradecit, kjo qendër saktëson se ka qenë autor i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë.

Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e maturës.

Nxënësit e dinin- Sipas QSHA nxënësit kanë qenë në dijeni të këtij testi edhe më përpara.

Gjithashtu, u nënvizua se modeli i testit të shpërndarë tek nxënësit paraprakisht, ka qenë shumë i ngjashëm me provimin e “Gjuhës shqipe dhe letërsisë”, si nga teknika e organizimit të pyetjeve, ashtu edhe nga përmbajtja e tyre. Ky fakt do të thotë se nxënësit kanë qenë plotësisht të informuar mbi natyrën e provimit me të cilin janë ballafaquar javën e kaluar.

Megjithatë vijohet në deklaratë është vlerësuar që  shpërndarja e pikëve të bëhet në bazë të rezultateve të nxënësve, “si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.”

ora news

Lajme të tjera

Elbasani/ Banda që si bindet më politikës,nyja gordiane e 2025!

Nga Erion Murataj Ka tashmë 2 vite që Elbasani ka kthjelluar horizontin e tij. Përjashtuar ndonjë të çmendur apo i vdekur i pakallur politik askush tjetër...

“Grua banale, e fëlliqur dhe e pisët”, tension mes Eglës dhe Rozës, agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë (video)

Egla dhe Roza kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën, duke përfunduar në ofendime të rënda. Mirëpo mbrëmjen e kaluar, debati mes dyshes ka degraduar thuajse...

Tërheqja nga futbolli, Zlatan tregon për jetën e tij familjare: Bashkëshortja ime lan dhe gatuan! Kam qarë shumë për Raiolan…

Zlatan Ibrahimovic ka folur për jetën e tij të re jashtë fushës në mikrofonat e “podcast”-it suedez “ABTalks”: “Cardinale më bëri një ofertë që...

Nëse e konsumoni shpesh qepën e kuqe kemi lajme të mira për ju!

Konsumimi i qepës së kuqe ndihmon në luftimin e kancerit, sugjeron një studim i ri. Kjo perime është e pasur me përbërës të fuqishëm...

VIDEO/ Tronditëse, babai detyron 6-vjeçarin të vrapojë “drejt vdekjes”, i mituri rrëzohet disa herë në palestër dhe…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në New Jeresy, teksa një prind ka detyruar të birin 6 vjeç që të vraponte “drejt vdekjes” 31 vjeç u...

Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2024, disa prej tyre janë realizuar

Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen Sipas “Mirror”, ndonëse Baba Vanga...