10 C
Elbasan

Reforma Zgjedhore: Sot rimblidhet Komisioni Politik

Me kërkesë të përfaqësuesit të maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, katërshja politike do të mblidhet sërish sot për të reflektuar marrëveshjen e arritur të premten që shkoi, në Kodin e ri Zgjedhor.

Përmes një e-maili dërguar Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit e Rudina Hajdarit, Gjiknuri shprehet që mbledhja të bëhet ditën e premte, në orën 11:00, për të përfunduar me draftin dhe ta kalojë atë në Komisionin Parlamentar.

“Mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.

Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare, deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar, që mbaron në fund të korrikut 2020.

Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ-së, do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e dërguar nga zjiknuri.

Më tej, ky i fundit shkruan: “Temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër, pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së sistemit zgjedhor, ligjit për referendumet dhe ligjit për financimin e partive politike”.

Pas mbledhjes me Këshillin Politik, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentarë të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, do të zhvillojnë në orën 17:00 një mbledhje online me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Reformës, për t’i informuar në lidhje me punën e bërë në Këshillin Politik.

OPOZITA

Teksa maxhoranca kërkon që brenda korrikut të zgjedhë strukturat e reja të KQZ-së, një grup deputetësh prej 39 vetë të opozitës së re kërcënojnë se nuk do ta votojnë draftin e dakordësuar me opozitën jashtë parlamentare, pa ndryshuar sistemin zgjedhor apo pa hapur listat.

Ata dështuan që të arrinin një konsensus për këtë, edhe pse dy ditë më parë u takuan me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe Kryeministrin Rama.

Por çfarë ndodh nëse në Parlament, maxhoranca nuk siguron dot minimalisht 84 vota për të votuar draftin e ri?

Ish- kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, sqaroi për gazetën “Panorama” se, nëse drafti i ri nuk kalon dot në Parlament, atëherë Shqipëria mbetet me draftin aktual.

Ndërkohë, sa i përket Kolegjit Zgjedhor, Celibashi u shpreh se anëtarët e këtij Kolegji do të zëvendësohen dhe do të mbesë siç ka qenë në zgjedhjet e shkuara.

“Nëse nuk sigurohen 84 vota, atëherë do qëndrojë në fuqi Kodi aktual.

Sa i përket Kolegjit Zgjedhor, ai do të krijohet, por gjyqtarët që janë shkarkuar nga vetingu do të zëvendësohen dhe nuk është kusht që ta kenë kaluar vetingun”, tha Celibashi.

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...