24.4 C
Elbasan

82 rastet/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi një humbje jete. Maskat domosdoshmëri

82 raste në vend në 24 orët e fundit me covid-19 janë konfirmuar, siç Top Channel raportoi më herët. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka humbur jetën edhe viktima e 37 si pasojë e covid: Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria thotë se duke parë situatën: Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Ndërkohë rastet e sotme janë shënuar në: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.
Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.
Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)

estime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

Lajme të tjera

Dëborë në pranverë në Gramsh

Duket sikur pranvera ka pak ditë që ka trokitur shumë drurë frutorë kanë celur lulet ,faqet e maleve po jeshilohen nga celja e gjethi...

Elbasan/ Kryen parakalime seri 18 makina, gjobitën të gjitha

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë...

Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën

Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, sipas studiuesve. Kishte 171,153 raste globalisht në vitin...

“Çunat e Londrës edhe se*s në burgun e Peqinit”, “Sunday Mirror”: Përfiton edhe baroni i kokainës Erald Mema

Marrëveshja Angli-Shqipëri për transferimin e të burgosurve shqiptarë vijon të gjejë jehonë në mediat britanike. Kësaj here është Sunday Mirror e cila fokusin e shkrimit...

Dy vila në Rolling Hills / Këngëtarja me 3 emra Maja merr urdhër mbrojtje: Më ka rrahur burri. Partneri (që ndodhet jashtë) urdhërohet t’i...

Prapaskena mëson se gjykata e Tiranës ka firmosur disa ditë më parë një urdhër mbrojtje për këngëtaren e muzikës popullore Maja, e njohur me...

Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër, policia i sekuestron armë dhe municion

Një 30-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri. Operacioni “Sundimi i Ligjit” bëri të mundur arrestimin...