10.1 C
Elbasan

Rekord testimesh/ 655 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 655 raste të reja me COVID nga 4499 testime të kryera në total. Ky është numri më i lartë i testimeve për rastet e dyshuara për COVID që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë kanë humbur jetën tre qytetarë të infektuar me koronavirus të cilët po merrnin trajtim mjekësor në spitalet COVID. Konkretisht kanë ndërruar jetë: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)
Raste të reja ditore 655
Të shëruar në 24 orë 356
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4499

Testime totale 288,807
Raste pozitive 63,033
Raste të shëruara 37,327
Raste Aktive 24,473
Humbje jete 1233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396

Lajme të tjera

Mësuesi i ‘rekrutuar’ nga pastorja e vetëshpallur/ Ja si funksionon grupi fetar i paligjshëm online, truke për të tërhequr fëmijët

Dritan Zaimi ju predikonte fenë fëmijëve të arsimit fillor në shkollën Gustav Mayer në Tiranë, teksa vetë rezulton të jetë ‘nxënës’ i pastores së...

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe...

A do të kalojë dosja e Erion Veliaj në gjykim? GJKKO vendos sot

Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake ku do të vendoset nëse dosja e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kalojë...

Aksidenti i frikshëm në Babicë të Vlorës/ Plagosen dy shoferët, shihni si kanë përfunduar dy mjetet

Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Babicës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur...

Sezoni i krasitjes. Specialistët në Elbasan këshillojnë kujdes. Dezinfektoni veglat e punës

Teksa ka nisur sezoni i krasitjes së pemëve në drejtorinë e mbrojtjes së bimëve në Elbasan ka nisur edhe fushata e informimit mbi rëndësinë...

Elbasanasit “zhyten” në kredi

Huatë për individët në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në fund të tremujorit të katërt të vitit 2025, duke arritur në 371.2 miliardë...