19.4 C
Elbasan

Rriten ndjeshëm rastet me koronavirus, 78 të infektuar në 24 orë, Shkodra e Kruja kalojnë Tiranën

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Të shtruar – Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive – Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)

Testime totale                         24711

Raste pozitive                          2192

Raste të shëruara                      1250

Raste Aktive                             894

Humbje jete                              48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     370

Durrës     176

Shkodër     153

Vlorë     79

Fier         41

Lezhë     26

Korçë     20

Kukës     12

Elbasan     9

Gjirokastër 6

Berat     2

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.

Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës.

Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Lajme të tjera

Nigeri: Zemërim për martesën në grup të 100 vajzave dhe grave të reja

Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëve fetarë dhe një ligjvënës për të detyruar 100 vajza...

U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë...

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur...

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...