9.3 C
Elbasan

Shtohen masat/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Ndalohen dasmat, ceremonitë mortore dhe tubimet

Në një deklaratë për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar masa shtesë në luftën kundër Covid-19.

Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambjente të hapura dhe të mbyllura.

Masa të tjera janë edhe ndalimet e festave familjare apo e ceremonive mortore.

Gjithashtu ndalohen dhe tubimet partiake apo të çdo lloji tjetër.

“Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë”, tha ndër të tjera Fico.

“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë.
Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë.
Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid“, vijoi më tej ajo.

Drejtoresha e ISHP shtoi se, mbyllja totale e vendit është opsioni i fundit nga skenarët që ka në tryezë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masat shtesë:

  1. Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
  2. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  3. Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Lajme të tjera

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...