22.4 C
Elbasan

Skandal në Rinas/ TIA fshehu fituesin e tenderit, procesverbali dhe vendimi i gjykatës që komprometojnë drejtorin Alvensleben

Kompania A&A Airport fitoi tenderin me ofertën më të mirë për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije në sallën e biznesit në aeroport, por TIA me në krye Constantin von Alvensleben bllokoi procesin. Gjykata urdhëroi bllokimin e procesverbalit të fituesit. Skandal edhe me tenderat për bar-restorantet dhe dyqanet. U shpallën fituese kompani në shkelje flagrante të kritereve të shpallur nga vetë TIA. Prokuroria dhe policia e krimit ekonomik sekuestron dokumentet e tenderit

TIRANE-Një tjetër skandal përfshin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) me në krye gjermanin Constantin von Alvensleben. Kompania koncesionare e aeroportit ka fshehur fituesin e tenderit të organizuar nga vetë TIA për shërbimin furnizim me ushqime dhe pije për sallën e biznesit në Aeroport, duke operuar me dy standarde, ngritur dyshime të forta për manovra abuzive, dëmtuar reputacionin e të vetmit aeroport në Shqipëri si dhe duke prodhuar një tjetër konflikt me kompanitë që operojnë në terminal. Mbajtja peng e dokumentacionit të shpalljes së kompanisë fituese, konkretisht të shoqërisë A&A Airport, ka vënë ne lëvizje gjykatën, e cila edhe një herë i ka dhënë të drejtë kompanisë A&A Airport, duke urdhëruar sigurimin e dokumentacionit që e shpallte fituese.

Çfarë ka ndodhur konkretisht? 
Në 10 janar 2020, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shpallur tenderat për njësitë bar-restorant, dyqane edhe atë për shërbim catering për sallën e biznesit “Business Lounge” në aeroport. Tenderat për njësitë bar-restorant edhe dyqane janë përmbyllur me dorëzimin e dokumentacionit nga kompanitë e kualifikuara me 09 mars 2020, ku TIA ka njoftuar kompanitë e përzgjedhura ose jo, përmes një letre të datës 23 prill 2020. Çuditërisht, TIA nuk ka bërë asnjë njoftim për tenderin e shërbimit catering për sallën e biznesit edhe pse dokumentacioni nga kompanitë pjesëmarrës është dorëzuar përpara tenderave të tjerë, përkatësisht më 24 shkurt 2020.

Dyshimet shtohen më tej në kushtet kur rezulton se TIA, përmes komisionit, kishte vendosur për fituesin e këtij tenderi qe në datën 16 prill 2020, ndërkohë që nuk e njoftonte fituesin siç bëri me tenderat e tjerë për njësitë bar-restorant edhe dyqane. Në datën 28 prill 2020, kompania pjesëmarrëse në tenderin për shërbim catering në sallën e biznesit, i drejtohet TIA-s me një shkresë që ta njoftonte nëse kishte fituar apo jo. Megjithatë, TIA, me në krye Constantin von Alvensleben, nuk kthen asnjë përgjigje.

Në këto rrethana, kompania A&A Airport, pjesëmarrëse në këtë tender, i drejtohet gjykatës me kërkesëpadi të datës 5 qershor, duke i kërkuar sigurimin e procesverbalit të vlerësimit në lidhje me këtë tender. Gjykata e Krujës, me vendimin e datës 10 qershor 2020 i jep të drejtë kompanisë A&A Airport, që përmes përmbaruesit privat, të sigurojë procesverbalin vlerësimit në lidhje me këtë tender, si provë për procesin gjyqësor në themel.

Një ditë pas marrjes njoftim nga ana e TIA në lidhje me kërkesëpadinë për sekuestrimin e procesverbalit si provë, në datën 8 qershor 2020, TIA del me një deklaratë ku shpreh shqetësimin për vendimet e padrejta të gjykatave, të cilat po bllokojnë aktivitetet tregtare në Rinas, ndonëse e vërteta rezulton se është kupola drejtuese e TIA-s që po bllokon aktivitetet tregtare, përmes disa veprimeve arbitrare, të rrëzuara nga gjykata si të paligjshme.

Procesverbali komprometues 
Në bazë të procesverbalit të siguruar, të firmosur nga komisioni i tenderit, rezulton se kompania A&A Airport ishte fituese e tenderit për shërbimin e furnizimit me ushqime dhe pije për sallën e biznesit që në datën 16 prill 2020. Arsyet se pse TIA e mbajti për një kohë kaq të gjatë të fshehtë fituesin vetëm për këtë tender, duke mos njoftuar kompaninë pavarësisht vlerës së konsiderueshme me buxhet prej 216.000 euro në vit, mbeten të paqarta, por nuk ka dyshim se nuk janë as profesionale, as etike dhe aq më pak ligjore.

Neni 18.4 i marrëveshjes së koncesionit mes qeverisë shqiptare dhe TIA, parashikon që “shoqëria nuk do të adoptoje, në lidhje me aktivitetet e kryera prej saj në zonën e koncesionit, asnjë praktike tregtare, ose politikë çmimesh, të cilat në mënyrë të paarsyeshme diskriminojnë çdo klasë të përdoruesve të aeroportit ose çdo përdorues të veçantë të aeroportit, apo në mënyrë të pandershme shfrytëzojnë pozicionin e favorshëm në lidhje me përdoruesit e aeroportit”.

Kodi Civil Shqiptar, në nenin 673 parashikon që një ndërmarrje që zë një pozitë dominuese në treg, është e detyruar të kontraktojë me cilindo që kërkon një detyrim, i cili bën pjesë në objektin e veprimtarisë së saj, në përputhje me ligjet e zakonet e mira tregtare. Ndërsa përfundimi i një kontrate nuk mund të refuzohet pa një arsye të ligjshme.

Neni 674 parashikon që palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës, duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëra-tjetrës. Për më tepër, neni 6 i kodit Ajror i jep TIA-s , për vetë rolin që ka ky objekt i rëndësisë së veçantë, atributet e një kompanie publike.

Skandali me tenderat e tjerë 
Edhe tenderat e tjerë, për shërbimin e bar-restorantit dhe të dyqaneve në aeroport, janë njollosur nga shkelje të rënda. Konkretisht janë përjashtuar kompani me përvojë në këtë fushë, ndërsa janë shpallur fituese kompani që nuk përmbushnin kriteret, në shkelje flagrante të kritereve të shpallura nga vetë TIA. Në shpalljen e  tenderit në 10 janar 2020, TIA vendosi si kriter për kompanitë garuese që të kishin paktën 4-vjet eksperiencë në fushën përkatëse, rezultate financiare solide si dhe të paraqitnin pasqyrat financiare, për të treguar përvojën konkrete në treg dhe seriozitetin e tyre. Për sa më sipër çështja i ka kaluar Prokurorisë dhe departamentit të krimit ekonomik, të cilët kanë sekuestruar dosjen e tenderit dhe kanë marrë në pyetje në lidhje me këto shkelje ndër të tjera dhe Drejtoreshën e Departamentit Komercial Sonila Toptani dhe drejtorin e Prokurimeve në TIA, Albi Palushi.

Çfarë ndodhi? 
Kompania Agrofarm u shpall fituese për shërbimin e bar-restorantit. Kjo kompani rezulton se ka si objekt kryesor të veprimtarisë së saj bujqësinë, blegtorinë dhe pemëtarinë. Agrofarma ka shtuar vetëm në vitin 2017 veprimtarinë e bar-kafesë, ndërkohë që në kritere ishte 4 vjet eksperiencë. Agroframa nuk plotëson as kriterin soliditetit financiar. Kjo kompani e ka deklaruar me humbje të konsiderueshme prej rreth 70.000 EUR  aktivitetin në vitit 2016. Ndërsa fitimi në 2017 dhe 2018 rezulton vetëm 2 mijë euro në vit. Për të njëjtën arsye, TIA ka skualifikuar nga tenderi kompanitë: Moccador alb, Artur shpk, Sigi/worldwine,  Trinity cafe, pasi këto të fundit nuk plotësonin kushtin e përvojës 4 vjeçare.
Ndërsa kompanitë Aris Çollaku, Estia, Artisti, Hotel Dyrrahu, Grand shpk dhe Tropikal janë skualifikuar sepse kishin deklaruar humbje (ashtu si Agrofarm).
Agrofarm jo vetëm që ka kaluar të gjitha procedurat e tenderit, por dhe është shpallur fituese nga TIA. Nga ana tjetër, kompania Mulliri i Vjetër, e njohur për aktivitet tregtimi kafeje, u shpall fituese për shitje suveniresh në Rinas. Edhe kjo kompani nuk plotësonte eksperiencën 4-vjeçare dhe xhiron vjetore specifike per këtë shërbim të ofruar.

Ndërkohë në intervistën e fundit CEO i TIA-s Costantin von Alvensleben deklaron se “kemi ritenderuar koncesionet e njësive tregtare: pikat e bar-restoranteve dhe pikat e shitjes me pakicë. Edhe pse kemi marrë oferta të mira, masat e ndalimit të qarkullimit dhe niveli i ulët i trafikut të pritur në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 i bën më të vështira këto kohë bisedimet me qiramarrësit e rinj”. Por, nisur nga faktet e mësipërme, a mos është TIA dhe Costantin von Alvensleben që me veprimet dhe vendimet e tij po vështirëson klimën e biznesit më shumë se sa niveli i ulët i trafikut?!

shqiptarja.com

Lajme të tjera

Kush është arrestuar gjatë natës në Elbasan?

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 16.05.2024 dhe...

E bujshme, dy shqiptarë së shpejti nën urdhrat e Mourinhos

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Kapen mat 4 shqiptarë në Itali/ Shisnin lëndë narkotike pranë një stacioni treni, policia gjen kokainë dhe kanabis

Katër shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën me lëndë narkotike. Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të këtyre shtetasve pranë stacionit të trenit...

Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë. Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën...

Ngacmon se#sualisht të miturën, arrestohet 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të...

Shpërthim në portën e një banese në Fushë-Krujë

Në portën e një banese në lagjen Arrameras në Fushë Krujë, mbrëmjen e së shtunës, është vendosur një sasi lënde shpërthyese (kapsollë detonatore). Paraprakisht raportohet...