11.4 C
Elbasan

Testi i drogës/ Gledis Nano: Policëve do u ribëhet testimi në laboratorë shtetërorë

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një Konferencë e Përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policisë së Shtetit të Italisë.

Nano ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 ka pasur një rënie me 100 % të trafikimit të lëndëve narkotike.

Kreu i Policisë së Shtetit në një deklaratë për medien u shpreh se për sa i përket statistikave ato janë të qarta dhe falenderoi të gjithë aktorët kombëtarë të cilët kanë marrë pjesë në këtë luftë të përbashkët.

Nano: Gjithashtu të gjithë punonjësit e policisë, të cilët pavarësisht informacioneve të marra në rrugë teknologjike kanë zhvilluar operacione me një vendosmëri dhe profesionalizëm që vlen të përmendet.

I pyetur nga gazetarët për sa i përket testit të drogës, Nano tha se Policia e Shtetit nuk ka për synim penalizimin  apo terrorizimin e forcave të policisë

Nano: Testi i drogës do të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuar dhe nuk do të merret asnjë veprim penalizues për asnjë punonjës policie pa u bindur plotësisht për këta punonjës që rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Nuk ka përfunduar testi i drogës është vetëm, në fazat fillestare të saj. Qëllimi ynë është parandalimi i përdorimit të lëndëve narkotike nga punonjësit e policisë, duam të kemi punonjës të pastër dhe më pas do vazhdojmë me fazat e tjera të testimeve nga institucione të tjera shtetërore.

Nano u shpreh se këto teste do të japin fjalën përfundimtare.

Nano: Duam një polici të pastër dhe kjo bëhet për një arsye më të fortë; për të krijuar besueshmëri më të lartë me publikun dhe komunitetin.

A ka një dyshim paraprak se sa mund të jetë numri i oficerëve përdorues dhe si shpjegohet konflikti i rezultateve?

Nano nuk dha shifra pasi u shpreh se nuk do të krijojë konfuzion lidhur me rezultatet e arritura deri tani.

Për sa i përket rezultateve kontradiktore Nano tha se analizat janë zhvilluar në raundin e parë dhe do të zhvillohen përsëri analiza në institucione shtetërore.

Lajme të tjera

Shpërndante kokainë me doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari

Policia në Lezhë ka arrestuar një 26-vjeçar, që dyshohet se shpërndante kokainë në Shëngjin. Në pranga ka rënë shtetasi E.B, banues në Durrës. Ai...

“Nuk do ta shesim TikTok-un”, pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social: Të presim fjalën e drejtësisë

Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë biznesin, pasi SHBA miratoi një ligj për ta detyruar atë të...

U kapën me 5.2 kg heroinë, pranga dy shqiptarëve në Milano

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano për drogë. Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2...

Gazetari zbulon shumën marramendëse: Ja sa është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që...

Ndjeni Fryrje të Organizmit? Mësoni Cilat Produkte e Shkaktojnë

Perimetri i belit është padyshim një nga njësitë matëse të shëndetit tuaj. Sigurisht, ngrënia e tre byrekëve nuk i bëjnë shumë favore belit tuaj. Por nuk...

EMRAT/ Përfundon procesi i testimit për gradat në Policinë e Shtetit, ja sa aplikantë janë shpallur fitues

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...