10.1 C
Elbasan

Tiranë, vidhnin karta banke dhe blinin online, 2 në pranga dhe 5 në kërkim! 33 mln lekë dëm vetëm në një kompani

Vidhnin karta banke dhe blinin online, 2 në pranga dhe 5 në kërkim! Hetimet pas kallëzimit nga një kompani celulare, të cilës iu shkaktua dëmi 33 mln lekë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “SMARTPHONE”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.

Operacioni  nga Njësia për  Hetimin e  Krimeve kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen 5 shtetas të tjerë, për vjedhje dhe përdorim të të dhënave të kartave bankare.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar gjatë katërmujorit të parë të vitit 2021, në bazë të informacioneve që dispononte Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi ka marrë kallëzimin nga një kompani e telefonisë së lëvizshme, ka kryer hetime të plota dhe të shpejta për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve nga Njësia për  Hetimin e  Krimeve Kibernetike ka rezultuar se një shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë vjedhur nga shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Nga materialet e deritanishme ka rezultuar se vetëm në një kompani këta shtetas kanë kryer një dëm prej rreth 33.000.000 lekësh, ndërkohë dyshimet janë se dëme të konsiderueshme kanë dhe kompani të tjera të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka organizuar punën duke kapur në flagrancë, gjatë marrjes së pajisjes, shtetasin Q. T., 21 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u ndalua dhe shtetasi I. B., 18 vjeç,  i cili dyshohet si bashkëpunëtor për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik“.

Veprimet hetimore vazhduan dhe në lidhje me persona të cilët kanë furnizuar apo kanë bashkëpunuar për sigurimin e të dhënave të kartave bankare, nga ku rezultoi se këta shtetas kanë bashkëpunuar dhe me shtetasit:

E. H., 21 vjeç, E. Sh., 19 vjeç, Dh. T., 23 vjeç, M. M.,  33 vjeç (shtetas i huaj) dhe S. S, 26 vjeç (shtetas i huaj). Të  pestë këta shtetas po procedohen penalisht, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjithashtu, nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u kontrolluan disa banesa dhe ambiente dhe me cilësinë e provës materiale u sekuestruan telefona celular, laptopë dhe dokumente, fatura të ndryshme bankare etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

B.K./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...