22.4 C
Elbasan

Tomini sqaron vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim

Eugena Tomini, shefe e Survejancës e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në IShP sqaroi vendimin e marrë për të bërë me detyrim vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, si një masë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID- 19.

Në një lidhje live me emisionin e mëngjesit në Abc News, Tomini tha se përdorimi i maskës në ambientet e mbyllura do të përcaktohet sipas sipërfaqeve të përcaktuara të distancimit fizik dhe respektimit të kësa hapësire.

Të gjithë ambientet e mbyllura që nuk kanë hapësirë  me përqindjet përkatësisht sipas subjekteve që ata zotërojnë sigurisht që do të jetë një element vendimtar për mbajtjen e maskës brenda ambienteve. Gjithë insituticionet publike, dhe jo publike që operojnë me hapësira të mbyllura dhe që nuk kanë hapësirën e duhur për t’u përcaktuar sipas niveleve të sigurisë si ambientet e hapura, detyrimisht do të mbajnë të gjithë maskën pavarësisht nëse do të kenë sipërfaqe të përcaktuara mirë përsa i përket edhe distancimit fizik. Një ambient i mbyllur pavarësisht lehtësimit të një sipërfaqeje për distancimin fizik nuk mund të lejojë që të mos mbahet maska. Brenda çdo ambienti të tillë maska do të jetë detyrim.”, tha Tomini.

Përsa i përket mbajtjes së maskave në ambientet e shtëpisë, Tomini tha se është e domosdoshme përdorimi i saj në rast se bëhet fjalë për raste të dyshuara me koronavirus deri në periudhën e përfundimit të karantinimit.

“Në ambientin e shtëpisë duhet mbajtur një maskë për personat që janë në vetëizolim, që kanë shenjat minimale, mesatare dhe monitorohen nga strukturat përgjegjëse dhe një person që i shërben një tjetri që është me shenjua të dyshuara dhe është i vetëizoluar në shtëpi, sigurisht personi dueht të mbajë patjetër maskën për të gjithë periudhën e karantinimit apo 21 ditë për të cilin ai negativizohet.“, tha Tomini. /abcnews.al/

Lajme të tjera

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën...

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku paraqitet në SPAK, po merret në pyetje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje. Ende nuk dihet se pse ministrja është...

Tiranë, sherr mes të miturve në ambientet e një shkolle, 12-vjeçari përfundon në spital

Dy nxënës shkolle, të moshave 12 vjeç, janë konfliktuar më njëri tjetrin në Tiranë. Për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital, jashtë...

Hiti i Shakirës zgjidhet si kënga zyrtare për ‘Copa America’

Puntería’, nga Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më...

Qëllohet me armë kryeministri i Sllovakisë

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale. Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua përpara një...

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim monedhën e re metalike 10 Lekë

Banka e Shqipërisë njoftoi se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 10...