17.4 C
Elbasan

VIDEO/ Qeveria bën show me djalin e sëmurë, i ati përzë kameramanët: Edi Rama, dua të takoj personalisht

Reagon për Fax News babai i Erjon Xhangollit, i sëmurë prej 9 vitesh  dhe që po lufton me vdekjen ndërkohë që ai ështrë trajtuar edhe në një spital grek, në të cilin ai thotë se i kanë dhënë shpresë por që nuk ka para për të përballuar shpenzimet.

Bëhet

fjalë për vite më dhe më pas është kthyer në banesë pasi nuk kishin mundësi të paguanin sepse kushtonte 800 euro nata.

 

Pas ngjarjes ai ka qëndruar 11 muaj në spital ku 3 muaj në shtetëror dhe 8 muaj në privat

I ati i Erjonit, Skënder Xhangolli shprehet tepër i irrituar me kryeministrin Rama për të cilin thotë se e ka gënjyer dhe që sipas tij të dërguarit e tij i shkojnë në banesë me kamera nëpër duar duke bërë spektakël, ndërsa të birit nuk i kanë orfuar asnjë zgjidhje.

Më tej, i moshuari tha për Fax News se vajza e tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa e saj mjekun që kishte mbërritur me kamera pas tij, duke pretenduar se mjaft janë tallur me sëmundjen e të riut, ndërsa kryeministrit i thotë se do ta takojë përsonalisht për t’ia shprehur atë çfarë ka përbrenda.

“Rama eshte tallur me djalin tim dhe ka bere vetem reklame. Me kane marr ne telefon nga ministria dhe me thane se do na ndihmonin per ta çuar jashte shtetit. E moren me ambulance e çuan ne Tirane dhe e kthyen brenda dites. Kur erdhi ne shpi djali ishte i nxire. Ai nuk e perballon dot udhetimin. I ben vetem skaner . Nuk i kishin bere asnje mjekim tjetër. As plagen , as tuben e stomakut asgje nuk kane bere. Erdhi  sot ambulanca dhe mjeku bashke me kamera neper duar. Vajza i nxori jashte dhe nuk i lejoi t’i filmonte. Boll me reklama. I them kryeministrit Rama mos tallet me njerzit dhe me djalin tim te semurë. Le ta bente reklamen me mua jo me djalin tim. Jemi ngopur. Jam shume i shqetesuar. Dua ta takoj perballë Ramen ta shpreh ate ç’ka kam perbrenda. Le te me futin ne burg. E kemi mbajtur ne spital privat ne Greqi dhe jemi borxh mijera euro. Javen e fundit dolem te gjithe si fis lypem ne rruge per ta shtyre sadopak qendrimin ne spitalin privat. Por nuk kishim asnje mundesi me tej. Kerkoj ndihme nga shqiptaret . Doktoret grek kane dhene shprese per Erjonin tim. Por kushton shume”, tha Skënder Xhakolli për gazetaren Ledjona Xheladinaj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/727371497726265/

Lajme të tjera

Nigeri: Zemërim për martesën në grup të 100 vajzave dhe grave të reja

Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëve fetarë dhe një ligjvënës për të detyruar 100 vajza...

U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë...

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur...

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...