23.4 C
Elbasan

Vrasja e policit Xhuliano Prela, dosja kalon për gjykim. Të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku

Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku janë dy personat e vënë nën akuzë për vrasjen e efektivit të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Pas rikthimit për plotësim hetimesh disa muaj më parë, prokuroria ka reflektuar dhe dosja penale e hetuar nga Erjon Shehaj ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Redion Hysa do të përballet në gjykatë me akuzat, “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe i municionit” “Kanosje” si dhe “Prishje se rendit dhe qetesise publike”, pasi në këtë dosje është bashkuar edhe procedimi i ngjarjes së datës 28 dhjetor të vitit 2020 ku u qëllua me bresheri automatiku karburanti dhe trajleri i markës “Man” që ishte në pronësi të një subjekti privat në Lezhë.

Ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza “Përkrahje e autorit të krimit”. Sherniku ndodhen në burg, pasi gjatë verës u kap dhe me armë e makinë të blinduar në zonën e Kunës në Shëngjin.

Autori i dyshuar i vrasjes së policit u zbuluar pas gjetjes së një pistolete TT dhe një automatiku në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarraven e shtëpisë së Redion Hysës, ku rezultoi më pas se automatiku, ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri.

Por më pas përgjegjësia penale e Redioin Hysës, u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.

Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë, efektivi i policisë. Sipas dosjes hetimore edhe predha, që i ka marrë jetën punonjësit të policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës.

Vetë i akuzuari ka mbajtur qëndrim mohues, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por referuar provave të paraqitura gjykata pranoi kërkesen e prokurorisë dhe vendosi që ta kaloj çështjen për gjykim themeli.

Efektivi i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela u ekzektua me armë zjarrit në orët e para të mëngjesit të 6-dhjetorit të vitit 2020 teksa po lëvizte me automjetin e tij në drejtim të Tiranës.

“Ora News” 

Lajme të tjera

Nigeri: Zemërim për martesën në grup të 100 vajzave dhe grave të reja

Një grup i të drejtave në Nigeri ka nisur një peticion për të ndaluar planet e liderëve fetarë dhe një ligjvënës për të detyruar 100 vajza...

U fsheh në pyllin e Semanit, iu afrua banesës para se të vetëdorëzohej/ Zbulohet itinerari që bëri autori pasi qëlloi me plumb në kokë...

Policia e Fierit bën me dije se autori i vrasjes së punonjësit të policisë së Fierit gjatë gjithë kohës që ka qenë i fshehur...

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...