15.4 C
Elbasan

Vrau kolegun në komisariat Ludjan Zaimi: Ju lë amanet babin dhe mamin….

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e parë ndaj ish-policit Ludjan Zaimi, i cili vrau kolegun e tij në ambientet e komisariatit.

Gjykata

nuk pranoi gjykimin e shkurtuar dhe do të gjykohet me procedurë të zakonshme, për shkak të veprës penale që ka kryer i pandehuri.

 

Në dosjen hetimore që Fax News disponon, thuhet se me vlerë është dëshmia e një prej kolegëve të Zaimit, ku ngrihen dyshime se ai e ka planifikuar më përpara vrasjen.

“Makina e autorit qëndronte e ndezur në derën e komisariatit, e gatshme për tu larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak kohë para veprimit të zij, kishte dërguar mesazhe të dyshimta të afërmve të tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Prokuroria pretendon më tej, ndryshe nga sa këmbënguli mbrojtja, referuar aktit të sekspertimit psikiatriko-ligjor, se Ludjan Zaimi nuk vuante dhe nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij.

Ludjan Zaimi, sipas Prokurorisë, pak para krimit, i shkruan një personi të dënuar një mesazh me përmbajtje: “Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”.

Një tjetër mesazh, Ludjan Zaimi ia nis një shtetasi me iniciale D.C të cilit i lë amanet personin e afërm e quajtur “D”.

25-vjeçari sipas prokurorisë e ka vrarë pikërisht për shkak të marrëdhënieve gjatë ushtrimit të detyrës Çaush Saliasin, pavarësisht se nuk ka ngritur shqetësim tek eprorët apo ndonjë i afërm i viktimës.

faxweb

Lajme të tjera

Kryente mar*ëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun që prezantohej si polic

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste...

Ngacmoi seksualisht 27 vjeçaren në lokal, arrestohet kamarieri

Një 31 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Gjergj Dedushi ra në pranga pas denoncimit të një 27 vjeçareje se...

Trajli përplas për vdekje një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në...

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023. Ergi...

FOTO/ Detaje nga vrasja në Gjermani, shqiptari qëllon me armë reperin serb para restorantit të tij. Pasi e vrau u kthye…

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit...

Video/ Tregtarët e Belshit në protestë, shkak lëvizja e tregut

Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.Protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë bashkiake para...