15.4 C
Elbasan

Basha ngre zërin me Ramën: “Mbaj gojën! Kujdes kur matesh me ne! PD gjeneratë që vjen nga Universitetet e Europës e jo nga llumi i Senës”

Kryetari i PD-së replikoi ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama i cili para se tij tha se kryetari i Pd-se merrte këshilla si balonë tabake për ekonominë, duke nënkuptuar deputeten Tabaku.

Nga foltorja Basha i kujtoi Ramës, kthimin e tij në Shqipëri nga Fatos Nano dhe e quajti taksë, shpagesa e mëkatëve të etërve dhe PD-së, një pjesë.

“Para se të  përgjigjem me fakte konkrete e jo me tigrat e gënjeshtrës që mban afër. Është e disataherë që ky vjen këtu e fyen individualisht e në grup opozitën.

Zonja të cilës ju referove është doktoreshë shkencash kur ti bridhje poshtë urave të Parisit. Është specializuar në një nga 30 Universitetet më të mira të botës në ekonomi, Angli, kur ti ofroje shërbime në garë de nord, në ato të pataksuarat.”

Rama: Kush tha se drejtova asaj.

Basha: Kujdes kur matesh me ne, se ta ka thënë paraardhësi yt si të ka sjellë  këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne. Vijmë nga universitetet më të mira të Europës dhe ajo që na ka kthyer është dëshira për ti shërbyer vendit. E jo nga llumi i Senës. Ti je prodhimi I gropës së Hajdin Sejdisë të kësaj shoqërie.

Mati mirë krahasimet se i ke hipur kalit lart me taksat e shqiptarëve e ça të duket vetja. Mati mirë fjalët.

Fjalorin e shteruar dhe banalitetin ruaje për shtëpinë tënde nëse me këtë edukatë je rritur e po rrit fëmijët e tu e mos më bëj mua të jap kilon e plotë që meriton. Mbaj gojën. Ti je bosh. Një zero. Një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja e kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk di të ndahet nga e kaluara. Ti je taksa, shpagesa e mëkatëve të etërve tanë dhe PD-së, një pjesë.”

Gjatë replikës Basha ngriti zërin dhe kjo i tërhoqi vëmendjen Ramës i cili i kërkoi të ulë zërin.

Lajme të tjera

Itali/ Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe ikën, por arrestohet më vonë

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit...

Duke pirë “Xa*nax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që v*iqën në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e 10 Majit në...

SPAK sekuestron pasurinë 3 milionë euro të ish-shefit të Operacionales

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e mbi 3 milionë pasurive të Oltian Bistrit, ish-shef i Operacionales dhe familjarëve të tij. Prokuroria...

Sulm me armë në furgonin që transportonte të burgosur, vriten dy policë në Francë

Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi. Sipas asaj që shkruan BBC, dyshohet se një...

Atentat mikut të “Zotit të Drogës”! Bosi shqiptar Elvis Demçe në burg, rivalët i godasin miqtë

Tashmë që Elvis Demçe apo i njohur si “zoti i drogës”, ndodhet në burg në Itali, rivalët duket se po godasin bashkëpunëtorët e tij...

Sherr mes dy personave në Shkallnur të Durësit, goditet me sëpatë 26-vjeçari! Shkak dyshohet…

Një sherr i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkallnur të Durrësit Sipas policisë dyshohet se për konflikte të dobëta 32-vjeçari E. Gj., ka goditur me...