“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin H. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”, bën me dije policia.

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të 41-vjeçarit. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.