9.5 C
Elbasan

Konferenca ndërqeveritare për negociatat, KE: Nuk janë 15 kushte

Komisioni Europian sqaroi sot prioritetet e vendosura për Shqipërinë përpara mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim, në përgjigje të pyetjes së drejtuar nga korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri, listoi detyrat që duhen kryer përpara konferencës.

“Përfundimet e Këshillit të marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi”, u shpreh Pisonero.

“Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE.

“Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komisionit për pjesën e parakushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave.

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”, përfundon sqarimi i Komisionit.

atsh

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...