18.4 C
Elbasan

Konferenca ndërqeveritare për negociatat, KE: Nuk janë 15 kushte

Komisioni Europian sqaroi sot prioritetet e vendosura për Shqipërinë përpara mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim, në përgjigje të pyetjes së drejtuar nga korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri, listoi detyrat që duhen kryer përpara konferencës.

“Përfundimet e Këshillit të marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare. Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi”, u shpreh Pisonero.

“Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE.

“Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komisionit për pjesën e parakushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave.

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”, përfundon sqarimi i Komisionit.

atsh

Lajme të tjera

Po rregullonin ndriçimin e hotelit, vdes pronari dhe plagosen dy punonjësit pas kontaktit me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dhërmi, teksa raportohet se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë...

Bizhuteri të shtrenjta, armë zjarri, makina luksoze të blinduara dhe miliona euro/ Çfarë sekuestroi SPAK gjatë megaoperacionit në disa qytete të vendit

Mbi 4.5 milion euro pasuri janë sekuestruar gjatë megaoperacionit të SPAK në disa qytete të vendit. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe...

VIDEO/ PSD ELBASAN NDEZ MOTORËT PËR 2025

Kryetari i Partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit Z.Erion Murataj organizoi takimin e rradhës me strukturat e PSD në këtë qark.Gjatë takimit u diskutuan...

Operacioni i SPAK/ Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka, rival i Ervis Martinajt

Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka. Duka u vu në pranga në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK një ditë më parë. Arrestimi i tij...

Zbrazet fshati Funar në Elbasan, largime masive të popullësisë jashtë vendit

Fshati Funar në Qarkun e Elbasanit vetëm 17 kilometra nga qendra e Elbasanit kohët e fundit është duke u përballur me largimin masiv të...

Goditet baza e falsifikimit/ Drogë dhe sende të paligjshme drejt Anglisë, arrestohet IT i gjykatës së Korçës

Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të...