10.9 C
Elbasan

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: Mbi 2 milionë vaksinime në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, këtë të enjte ka publikuar të dhënat e deri tanishme të procesit të vaksinimit në vendin tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë që nga nisja e procesit të vaksinimit një vit më parë në Shqipëri janë kryer 2 510 426 vaksinime në total, ndërsa vetëm një ditë më parë janë kryer  8155 vaksinime.

Ndër të tjera theksohet se, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar./abcnews.a

Lajme të tjera

Vijojnë punimet edhe gjatë natës në Dragostunjë, përfundon devijimi i lumit, gati nisja e punimeve për ndërtimin e rrugës alternative

Në vijim të ndërhyrjeve në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit ku qarkullimi i automjeteve është bllokuar që nga fundjava e kaluar...

Durim Bami njihet me akuzat, gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masë së sigurisë

Durim Bami, i esktraduar përpara dy ditësh nga Dubai, përmes avokatit të tij është përballur me Gjykatën e Posaçme në lidhje me masën e...

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit, vlera e mallit 40 mijë euro

Një dyqan i cili tregtonte veshje kontrabandë me logo false është zbuluar në Babrru. Administratorja e dyqanit, 38-vjeçarja me iniciale E. N. është vënë në...

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...