16.3 C
Elbasan

Pas protestave, gazetarët fitojnë betejën me Kuvendin

Reporterët e terrenit fituan këtë të martë betejën profesionale me Kuvendin e Shqipërisë. Protestat e nisura një muaj më parë, për të mos lejuar izolimin e medias në institucionin kryesor për një republikë Parlamentare dha rezultat.

Reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi firmën mbi vendimin e Byrosë së Kuvendit e cila rrëzoi vendimarrjen e saj të mëparshme, duke pranuar kërkesa të gazetarëve. Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambjentet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucuion.

Reagimet e forta të reportetëve të terrenit erdhën menjëherë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, e cila i linte gazetarët jashtë institucioneve, duke urdhëruar që aksesi i vetëm që ata kishin të ishte përmes një salle në Kuvend ku të transmetoheshin në kohë reale mbledhjet e Komisionet. Pas protestave të gazetarëve dhe reagimeve të shoqatave të gazetarëve dhe Bashkimit Europina, Kuvendi i Shqipërisë u ul me gazetarët dhe vendosi të tërhiqet nga vendimarrja e tij, duke pranuar kërkesat e tyre. /abcnews.al

Lajme të tjera

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...

Sot 27 vite më parë, NATO nisi bombardimet mbi forcat serbe, momenti që ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e...

Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë, dëmtohen sipërfaqe të tëra të mbjellash

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së...

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, si parashikohet moti për këtë të martë

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, me temperatura që variojnë nga 4°C deri në 18°C. Vlerat më të...