17.4 C
Elbasan

Përdhunuan në hotel të miturën duke e shantazhuar me fotot intime, dy shokët dënohen me nga 10 vite burg

Gjykata e Tiranës dënon me nga 10 vite burgim Florian Picallin dhe Risild Sina, të cilët përdhunuan në ambientet e një hoteli në Tiranë një vajzë të mitur 15-vjeçe. Vendimi është dhënë pesë ditë më parë nga gjykata, ku trupi gjykues ka deklaruar fajtor dhe dënuar fillimisht me 15 vjet burgim për secilin të pandehur, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur përfundimisht me 10 vite.

Të dy personat gjatë gjykimit e kanë pranuar autorësinë e krimit, por janë shfajësuar para gjykatës se nuk e dinin që vajza ishte e mitur dhe se kishin kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Sipas vendimit të gjykatës vajza ka deklaruar se prej disa kohësh komunikonte në rrjetet sociale me Florian Picallin, por që ajo e kishte njohur me emër tjetër, si ai i ishte prezantuar.Pas disa komunikimeve e mitura i kishte dërguar edhe disa foto intime nëpërmjet telefonit. Në datën 26 gusht 2019 të dy së bashku kanë komunikuar duke lënë dhe takim në datën 27 gusht 2019 në qendër të Tiranës dhe pas komunikimeve me mesazhe dhe zanore, në një moment Florian Picalli e kërcënon vajzën duke i thënë: “do të vij të marr me makinë se mos bën ndonjë gabim e merr ndonjë mbrapa se për zotin ta … racën ok???”

E mitura, ka shkuar e para në qendër të Tiranës ku më pas kanë ardhur Florian Picalli dhe një djalë tjetër që i është prezantuar si “Orisi”, por që kishte emrin Risil Sina. Pasi janë takuar dhe kanë pirë një kafe Florian Picalli i ka kërkuar të miturës që të shkonin në një hotel. Sipas dëshmisë së vajzës, ajo ka pranuar për faktin se Florjani i dispononte disa foto intime të sajat dhe nëse nuk pranonte mund t’i nxirrte dhe t’i publikonte në rrjetet sociale.

Florjani ka ikur fillimisht me motor për tek hoteli dhe në këmbë kanë shkuar Risi Sina dhe e mitura. Para policisë dy të pandehurit kanë deklaruar se marrëdhëniet janë kryer me dëshirën e saj dhe jo me dhunë. Ndërsa e mitura ka deklaruar se pavarësisht se kishte pëlqime ndaj Florian Picallit, kreu marrëdhënie seksuale nën presionin e publikimit të mundshëm të fotove intime. Sipas dëshmisë së vajzës së mitur, ajo ishte ndjerë shumë keq ku prezent ishte dhe një person i tret, Risild Sina dhe nuk kishte pasur dëshirë të kryente marrëdhënie me të, por ishte detyruar nga Florian Picalli.

Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Kërkohej nga policia e Elbasanit, arrestohet në Kapshticë

DVP Elbasan I kërkuar nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”, kapet në PKK Kapshticë, 34-vjeçari. Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe...

Sekuestrohen 2 pako me çeqe të falsifikuara, me vlerë 1 milion dollarë, dy të arrestuar në Hanin e Hotit

Policia Kufitare, në bashkëpunim me DVP Shkodër, goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë. Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë R. M.,...

Fermerët e Myzeqesë përballen me luhatjet e çmimeve të shitjes së perimeve, një pjesë e prodhimit po u ngelet pa shitur

Fermerët ne zonën e Myzeqesë shpesh herë përballen me luhatjet e çmimeve të shitjes për produktet bujqësore. Ata që po e ndjejnë me shumë këtë...

Po flinte bashkë me gruan në makinë, ekzekutohet me tre plumba 18-vjeçari në Itali

Një 18-vjeçar me origjinë sllave, Jhonny Sulejmanoviç, u ekzekutua me tre plumba në orët e para të mëngjesit të së premtes në Milano. Mediat...

26-vjeçarja i vjedh paratë bashkëjetuesit të saj dhe zhduket, policia e Vlorës në kërkim të të resë

Policia e Vlorës është vënë në kërkim të një 26-vjeçareje, pasi dyshohet se i ka vjedhur paratë bashkëjetuesit të saj para dhe është larguar “Komisariati...

Shpërndante kokainë me doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari

Policia në Lezhë ka arrestuar një 26-vjeçar, që dyshohet se shpërndante kokainë në Shëngjin. Në pranga ka rënë shtetasi E.B, banues në Durrës. Ai...