20.4 C
Elbasan

PROTESTA/ Berisha dhe Basha përfundojnë në prokurori

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për gazetarin Ermal Vija nga prokuroria ndërsa Berisha dhe Basha dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protesta e djeshme zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.

Pas përplasjeve të së shtunës të dyja palët kanë hedhur akuza të ndërsjella për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe përdorim të dhunës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat të dielën deklaroi se protesta do të ketë sërish, por shtoi se do të gjykohet në një moment të dytë për kohën kur do të mbahen. Kurse, po të dielën disa minuta më vonë, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga godina e Selisë Blu në të cilën po bëhen pastrime dhe rinovime, që ka ardhur koha që ka gërmadhat të ngrihet një PD e re që do të lërë pas edhe gjurmët e tranzicionit.

Lajme të tjera

Greqi/ Dhunoi vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për dhunë fizike në familje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para...

Kryenin prostitucion në ambientet e një pallati, procedohen penalisht katër persona

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht katër persona pasi ishin implikuar në një rast prostitucioni. Mësohet se dy prej të proceduarve janë shqiptarë dhe...

Një ekip i tërë me valixhe në duar, plot 11 lojtarë të Juventus mund të largohen

Një ekip i tërë mund të largohet këtë verë nga Juventus, që premton një merkato interesante. Shitje këto që mund burimet financiare për t’u...

Sherr me sende të forta në një lokal, policia shpall në kërkim 44-vjeçarin

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari...

Gjendet trupi i vajzës 8-vjeçare në lumin Buna

Sapo është gjetur trupi i fëmijës në lumin Buna, të familjes Arrizi, ndërsa vazhdojë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër Një nga vajzat, 9-vjeçare, u...

“Ishin në prag divorci”/ Detaje nga hetimet për vetëvrasjen e nënës me tri fëmijët, ekipi malazez do t’i bashkohet kërkimeve në Bunë

Në ditën e dytë të kërkimeve për gjetjen e Alma Arazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur, janë angazhuar 6 ekipe polumbarësh nga...