28.4 C
Elbasan

Pushime ne vend,ja Perlat e Shqipërisë (Video)

Shqipëria e cilësuar si perla e Ballkanit njihet për bukuritë e zonave bregdetare dhe malore, që gjithnjë e më shumë po tërheqin turistët vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga vendet më të bukura të Shqipërisë, nga veriu në jug.

“Me disa imazhe perla të Shqipërisë, të cilat edhe me kushtet e pamundësisë për të lëvizur lirisht jashtë uroj të keni kohë e mundësi për t’i vizituar këtë verë”, – shprehet Rama.

Në videon promovuese me sloganin “Unë rri në shtëpi”, thuhet se “sekreti i fundit i Europës ka ende shumë për të zbuluar, edhe për ne që jetojmë këtu. Këtë verë e cila do të jetë pak më ndryshe nga të tjerat ashtu siç qëndruam në shtëpi për të mbrojtur familjet tona le të zgjedhim të qëndrojmë në vendin tonë dhe ta kthejmë këtë situatë në një mundësi për të zbuluar më shumë  natyrën shqiptare, vendet më të bukua ato të pazbuluara ende, historinë dhe traditat dhe për të mbështëtur të gjithë ata që punojnë në sektorin e turizmit. Bashkohu me nismën “Unë rri në Shqipëri” dhe fillo të bësh planet afër teje dhe ato më të largëtat., ku mund të udhëtosh , të zbulosh, të shijosh, të festosh shqip”.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.

Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

MIRËMËNGJES 😊

MIRËMËNGJES 😊 me disa imazhe perla të Shqipërisë, të cilat edhe me kushtet e pamundësisë për të lëvizur lirisht jashtë☺️uroj të keni kohë e mundësi për t’i vizituar këtë verë🏖🌅#unërrinëshqipëri #BeautifulAlbania🇦🇱❤️

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 24. Juni 2020

Lajme të tjera

Publikohen FOTOT e viktimës shqiptare që u vra mizorisht në rrugët e Athinës! Bashkëshorti i nguli thikën në bark dhe u largua

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në...

Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir...

Prej vitesh pa rrugë! Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” i drejtohen Muratajt për ndihmë!

Prej shumë vitësh banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan janë duke vuajtur mungësen e investimeve në infrastrukturë. Rruga që mban emrin “Nazmi Hasa”...

Dëshmia prekëse: Burri u gëzua që isha me kancer, më kapte si leckë…

Sot Ana është 50-vjeçe. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo nuk e ka harruar tërbimin që i lexohej në sytë e ish-partnerit dhunues. Gjithçka...

Sulm me thikë në Zvicër, autori plagos disa persona në një stacion hekurudhor

Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme (15 maj) në qytetin Zofingen të Zvicrës ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Një burrë...

“Po të luajti njeri aty brenda…”, publikohen pamje të tjera nga dorëzimi në polici i Azgan Mernicës, çfarë i thanë familjarët

Pas shumë orë kërkimesh nga forca policore, mbrëmjen e djeshme autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica u vetëdorëzua. Ai u...