20.4 C
Elbasan

Tirana nesër kryeqyteti Europian, KE zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare të Samitit

Zbardhet agjenda e Këshillit të Europës, katër temat që do të diskutohen nesër në Tiranë.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë, siguria kibernetike, përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve dhe menaxhimi i emigracionit do të jenë katër temat e diskutimit, në mbledhjen e Këshillit të Europës që do të mbahet në Tiranë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbledhë nesër në kryeqytetin shqiptar liderët europianë si dhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që për pak orë do e kthejë Tiranën në kryeqytetin Europian.

10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

11:00- Shkëmbim pikëpamjesh

11:45 -Foto “familjare”

12:15- Seancë plenare

14:30 -Konferencë për shtyp

Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit.

Më herët Policia e Shtetit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Samitit të Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor, i cili për shkak të rëndësisë së veçantë institucionale dhe shtetërore, zhvillohet nën masa të sigurisë së lartë, sqarohet se:

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00. Do të bllokohen këto akse:

Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

Lajme të tjera

Pesë ushqime thelbësore për një jetë të shëndetshme dhe ekonomike

Në një botë ku ushqyerja e shëndetshme po bëhet gjithnjë e më prioritare, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë luan një rol të rëndësishëm në...

‘Çmontohet’ rrjeti ndërkombëtar i drogës në Spanjë! Të përfshirë edhe shqiptarë, 14 të arrestuar që transportonin tonelata me drogë në Europë

Në një operacion të përbashkët me policinë gjermane dhe franceze, autoritet spanjolle kanë çmontuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës me qendër në...

Pas Dubait, përmbytjet e ‘shiut artificial’ kthejnë rrugët në lumenj edhe në Arabinë Saudite (fotot)

Automjete merreshin përpara nga uji kësaj jave në qytetet e Arabisë Saudite pas përmbytjeve të papritura, vetëm dy javë pas ngjarjes së ngjashme apokaliptike...

I kërkoi para për drogë/ Nëna tenton t’i japë fund jetës, pas konfliktit më të birin

Henri Breçani, 19 vjeç është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar...

Studentët e mjekësisë, kundër ligjit/ Nuk janë dakord me afatet e reja të punës në Shqipëri

Studentët e mjekësisë së përgjithshme në universitetin publik nuk i ka kënaqur ulja e viteve të punës së  detyruar në Shqipëri pas diplomimit. Qeveria ndryshoi...

S’kishin fëmijë, jetonin vetëm”, fqinjët për vrasjen e të moshuarve në Dropull: Ishin çift i lumtur, ka ndodhur edhe herë të tjera në fshat...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  fshatin Bodrishtë në Dropull, ku u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre një çift të moshuarish. Të...