9.5 C
Elbasan

VIDEO/ “Çmenduri” në rrugën Tiranë Durrës, kapet shoferi me shpejtësi 207 km/h, arrestohen 14 të tjerë

Policia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të shkeljeve të bëranga drejtuesit e mjeteve gjatë qarkullimit në akse të ndryshme të vendit.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë arrestuar 15 drejtuesh mjetesh, pjesa më e madhe e tyre për shkak se qarkullonin pa leje drejtimi. Ndërsa sipas shifrave të dhëna, shoferët, kryesisht në rrugën urbane Tiranë-Durrës , kanë shkelur normat e shpejtësisë së lejuar duke regjistruar deri në 207 km/orë.

Njoftimi i Plotë:

Siguria Rrugore në fundjavë
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur të gjitha pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion.
11 makina inteligjente, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë,16 radarë automatikë, kamera, aparate fotografike, dronë, dronë “edukues” dhe patrulla në levizje me mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha rrugët e vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”.
Janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:
٠1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠404 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠613 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠192 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠11 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.
Nisur nga fakti që gjatë fundjavës fluksi i qarkullimit rrugor është më i madh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në rradhë kur ka fluks automjetesh, të zgjedhin rrugë alternative për kthimin në Tiranë, si dhe të menaxhojnë shpejtësinë e qarkullimit, sipas normave të lejuara, pasi çdo aks rrugor në vend po monitorohet në çdo moment nga mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllim që të parandalojmë aksidentet dhe të rritim parametrat e sigurisë rrugore.

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...