14.4 C
Elbasan

Vrasja e 19 vjeçares shqiptare nga i dashuri në Greqi, zbulohen emrat dhe vendi ku u fsheh arma e krimit

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 19 vjeçares në Pirea të Greqisë nga i dashuri saj 24 vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për autorin Qamil Taja dhe viktimën Kristjana Brakaj e cila gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua nga i dashuri saj me armë zjarri.

Sipas

informacioneve absolutisht të vlefshme, në orët e para të mëngjesit çifti nga Shqipëria , duke u kthyer nga puna, kanë nisur sërish përleshjet.

 

Burri, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19 vjeçarja ishte në divan, e ka drejtuar me gisht, ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar një herë në kokë.
Më pas, ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe ka shkuar i vetëm në Teatrin Komunal A. T.

Aty i ka thënë me qetësi policisë : “Është koha të dorëzohemi sepse kam vrarë partneren në banesë” . Policia ka shkuar në rrugën Vamva dhe brenda banesës ka gjetur 19 vjeçaren të pajetë në divan me një plumb në kokë dhe armën e krimit të futur në frigorifer.

Sipas informacioneve, 24 vjeçari ishte i fiksuar dhe çmendurisht xheloz për partneren e tij. Vrasësi i vetëdorëzuar punonte në një lokal në Troumba dhe 19 vjeçaria punonte në një lokal nate në Kallithea.

Lajme të tjera

Kryente mar*ëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun që prezantohej si polic

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmjen e kësaj të hëne (29 prill) një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste...

Ngacmoi seksualisht 27 vjeçaren në lokal, arrestohet kamarieri

Një 31 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Gjergj Dedushi ra në pranga pas denoncimit të një 27 vjeçareje se...

Trajli përplas për vdekje një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në...

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023. Ergi...

FOTO/ Detaje nga vrasja në Gjermani, shqiptari qëllon me armë reperin serb para restorantit të tij. Pasi e vrau u kthye…

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit...

Video/ Tregtarët e Belshit në protestë, shkak lëvizja e tregut

Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.Protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë bashkiake para...