22.4 C
Elbasan

Bordi i Transparencës mblidhet sërish, ndryshojnë çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish teksa ka caktuar çmimet e reja të karburanteve.

Nafta

është rritur me 3 lekë krahasua me një ditë më parë. Ndërkohë ka rënë benzina, e cila do të shitet me 187 lekë nga 195 lekë/litër që ishte lënë në vendimin e fundit, një rënie prej 8 lekë.

 

Vendim i Bordit të Transparencës 03.12.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 865, -76 nga data 02.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 952, -35 nga data 02.12..2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111.41 (-1.08 nga data 02.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Lajme të tjera

Ngacmoi seksualisht 27 vjeçaren në lokal, arrestohet kamarieri

Një 31 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Gjergj Dedushi ra në pranga pas denoncimit të një 27 vjeçareje se...

Trajli përplas për vdekje një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në...

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 70 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023. Ergi...

FOTO/ Detaje nga vrasja në Gjermani, shqiptari qëllon me armë reperin serb para restorantit të tij. Pasi e vrau u kthye…

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit...

Video/ Tregtarët e Belshit në protestë, shkak lëvizja e tregut

Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.Protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë bashkiake para...

Iu vendos lëndë plasëse në banesë, Komisioni i KLGJ vendos mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkaj

Komisioni i posaçëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën...