13.4 C
Elbasan

Bino: Ka pasur raste ku pacientë me Covid-19 dhe kontakte të tyre kanë thyer karantinën

Në një intervistë për Ora News, shefja e epidemiologjisë Silva Bino, tha se ka pasur raste kur pacientë me Covid-19 dhe kryesisht kontakte të tyre kanë thyer karantinën.

Silva Bino: ”Ka pasur raste jo vetëm të pacientëve por të kontakteve të tyre sidomos, që e kanë thyer karantinën. Shpeshherë njerëzit mendojnë, unë kam qenë kontakt, kam rezultuar negativ, dhe nuk jam në rrezik. Është e rëndësishme testimi, por nuk përbën gjithçka. Testimi nuk është një mjet në vetvete. Ne bëjmë një numër më të lartë testimesh, por vëmë re që njerëzit janë më të pakujdesshëm në lidhje me izolimin dhe karantinën.”

Bino u shpreh se rritja e numrit të testeve kryhet jo vetëm për të zbuluar rastet pozitive, por edhe për t’i ndërgjegjësuar njerëzit, edhe nëse ata rezultojnë negativë.

Silva Bino: ‘Pavarësisht testimit, personi i cili ka pasur kontakt të ngushtë duhet të karantinohet dhe të izolohet, në varësi të rezultatit të testimit. Por ai duhet ta zbatojë këtë rregull sepse është tepër e rëndësishme kjo gjë. Pikërisht për këtë kryhet dhe testimi, për të rritur ndërgjegjësimin e personave të cilët janë pozitivë por dhe të atyre të cilët janë negativë, që të jenë më të përgjegjshëm.”Deri më tani në vend janë konfirmuar 1,672 të infektuar dhe 37 viktima.

Ora news

Lajme të tjera

Kryeqyteti “vishet” i kuq në “frymën e fundit”, Maguette bëhet hero me dygolëshin e tij

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren e “Demave” me shifrat 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Demat e...

I burgosuri që nuk e priti askush/ Babai i një fëmije që nuk e ka takuar kurrë, por vjedhjet i janë bërë “ves”: Jam...

Mikel Shabani 30 vjeç teksa la pas qelinë e burgut në Drenovë u gjend i vetëm pasi askush nuk kishte shkuar për ta pritur. Ai...

”Metamorfoza”/ Shkëmbim kokë më kokë, Bajri: 200 mijë € për vrasjen e Dorian Dulit, ta gjej dhe Talo Çelën

Prishja e pazarit mes të “fortit” të Shkodrës Behar Bajri dhe vrasësit me pagesë nga Sinaballaj, Nuredin Dumani, për ekzekutimin me 1.2 milion euro...

Elbasan/ Procedohen 3 të rinj pasi rrahën një 16-vjeçar

Elbasan Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç...

Dëborë në pranverë në Gramsh

Duket sikur pranvera ka pak ditë që ka trokitur shumë drurë frutorë kanë celur lulet ,faqet e maleve po jeshilohen nga celja e gjethi...

Elbasan/ Kryen parakalime seri 18 makina, gjobitën të gjitha

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë...