26.4 C
Elbasan

Morën qindramijë franga kredi si të goditur nga pandemia, arrestohen 5 mashtruesit shqiptarë

Policia zvicerane në kantonin e Zyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik të qarkut Limmattal/Albis, ka realizuar një hetim mbi mashtrimin për kreditë Covid kundër pesë personave, shkruan polizeinews.ch.

Këta dyshohet se kanë marrë kredi të njohura si “COVID”, të cilat arrijnë shumën prej disa qindra mijë frangash, transmeton albinfo.ch. Kreditë i kanë marrë nga banka të ndryshme me informacion të rremë.

Mashtruesit e dyshuar janë arrestuar në kuadër të një aksioni të koordinuar me trupat përkatëse të policisë në kantonet: Aargau, Zug dhe Cyrih. Gjatë kontrollimit të banesave të të dyshuarve janë sekuestruar dokumente, bartës të dhënash (cd) dhe mjete pasurore. Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar.

Të arrestuarit janë katër burra dhe një grua të moshave nga 21 deri 52-vjeçare, nga Kosova dhe Zvicra.

Dy persona janë lënë të lirë, pasi janë marrë në pyetje nga policia ose gjyqtarët hetues; tre të tjerët vazhdojnë të jenë në paraburgim, përcjell albinfo.ch.

Derisa të merret një gjykim i formës së prerë, të gjithë të përfshirët konsiderohen të pafajshëm.

Siç është shkruar në vazhdimësi, që nga shpërthimi i pandemisë, Zvicra, me qëllim të mbështetjes së bizneseve të prekura nga kjo krizë, ka dhënë kredi, të quajtura “Covid”, shkruan albinfo.ch. Në media është raportuar në vazhdimësi se ka shumë veta që kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar pa bazë nën pretkestin e dëmit të pësuar nga masat e koronavirusit.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Video/ Tregtarët e Belshit në protestë, shkak lëvizja e tregut

Tregtarët e Belshit kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kundërshtojnë zhvendosjen e tregut.Protestuesit kanë mundur të çajnë kordonin e policisë bashkiake para...

Iu vendos lëndë plasëse në banesë, Komisioni i KLGJ vendos mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkaj

Komisioni i posaçëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Sterkajn, të cilit iu vendos lëndë plasëse në banesën...

I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi! Vrasësit hynë në restorant dhe qëlluan me breshëri plumbash

Ish-Miss Ekuadori Landy Parraga 23 vjeç është u qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra në provincën e Los Ríos. Párraga...

49-vjeçari godet me sende të forta në kokë një person

Një sherr brutal ka ndodhur në Korçë. Bëhet me dije se një 49-vjeçar i identifikuar si Altin Sali, ka goditur me mjete të forta...

Përplasen dy automjete në Elbasan-Pogradec, një viktimë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht. Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 46 vjeç,...

Kryeqyteti “vishet” i kuq në “frymën e fundit”, Maguette bëhet hero me dygolëshin e tij

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren e “Demave” me shifrat 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Demat e...